6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Deputetët turk, Damka dhe Shinik reagojnë ashpër për sulmin ndaj flamurit turk në Prizren

Deputetët e Partisë Demokratike Turke (KDTP), Myfera Shinik dhe Fikrim Damka kanë reaguar menjëherë për përdhosjen e flamurit turk në Prizren nga persona tash për tash ende të pa identifikuar.

Deputetët në fjalë kanë bërë denoncim të rastit në fjalë, derisa kërkojnë nga organet e rendit të gjejnë autorët e kësaj sjellje vandale, shkruan Kosova Post.

Deputetët Shinik dhe Damka kanë theksuar se ngjarjet e tilla si në rastin e flamurit janë tendencë për të minuar marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë.

Sipas tyre, këto veprime mbase edhe janë nga informimi i shtrembëruar për historinë e Turqisë , në librat e historisë në Kosovë. Deputetët turk në Kuvendin e Kosovës, kërkojnë që të ndryshohen sa më shpejtë librat e historisë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit