6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Dështojnë 50 seanca në Gjykatën e Prizrenit

Si pasojë e bojkotit të përgjithshëm të avokatëve, në Gjykatën e Prizrenit janë shtyrë apo kanë dështuar të mbahen 50 seanca gjyqësore.

Ndër seancat që kanë dështuar të mbahen ishte edhe ajo për korrupsion, ku të akuzuar janë dy persona zyrtarë.

Gjithashtu ka dështuar të mbahet edhe seanca për krime lufte, ku i akuzuar është ish-luftëtari i UÇK-së, Remzi Shala.

Natal Bullakaj, avokati i të akuzuarit dhe përfaqësuesi i familjes së dëmtuar Përteshi nga Duhla, avokat Asdren Hoxha, deklaruan se nuk do të vazhdonin të qëndronin në sallë të gjykimit pasi që do të respektonin bojkotin që e ka paralajmëruar Oda e Avokatëve të Kosovës.

Zëdhënësja e Gjykatës së Prizrenit, Afërdita Kicaj, ka thënë për KALLXO.com se gjatë ditës janë mbajtur vetëm 3 seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

Për shkak të grevës së avokatëve edhe në Gjykatën e Gjakovës kanë dështuar shumë seanca.

Më Shumë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Lajmet e Fundit