6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Fillojnë vizitat mjekësore sistematike nëpër shkolla në Rahovec

mjekDrejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Munib Durguti, bën me dije se, nga e hëna kanë nisur vizitat sistematike mjekësore nëpër shkollat fillore dhe të mesme në tërë komunën e Rahovecit. Këto vizita do të përfshijnë të gjitha shkollat e komunës, ndërsa do të udhëhiqen nga Dr. Agim Kadiri, drejtor i QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”. Në ekipin e mjekëve do të jenë mjek të mjekësisë familjare dhe praktikës së përgjithshme, të cilët do të realizojnë vizitat sipas një orari të caktuar.

Projekti do të zgjasë dhjetë ditë, ndërsa në çerdhen e fëmijëve “Tulipanët” vizitat do të jenë të rregullta javore. Tërë kjo bëhet në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës.

Përmes këtij projekti synohet që të merren masa preventive për sëmundje të ndryshme të fëmijëve, si dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve nëpër shkolla. Mendohet që herë pas here të ketë vizita të tilla, ndërsa kjo do të krijojë siguri më të madhe për fëmijët, duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve të ndryshme infektive dhe siguruar nivel më të lartë të mësimit nëpër shkolla.

Organizimi i vizitave shëndetësore ka qenë kërkesë e vazhdueshme e prindërve dhe drejtuesve të shkollave të komunës së Rahovecit.

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Lajmet e Fundit