Zbogar: Doris Pack nuk përfaqëson Komisionin Evropian

Zhbogar6-13I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka komentuar mbi deklaratën e ish-anëtares së Parlamentit Evropian, Doris Pack, e cila është deklaruar në favor të një koalicioni PDK-LDK dhe ka shprehur dyshimet se me çfarë baze Ramush Haradinaj është kandiduar për postin e Kryeministrit.

“Ish anëtarët e Parlamentit Evropian nuk përfaqësojnë Komisionin Evropian”, tha shkurt Zbogar në një prononcim për Kallxo.com.

Deri më tani, bashkësia ndërkombëtare ka shprehur qëndrim se nuk do të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin politik, duke thënë se kjo gjë i takon liderëve të Kosovës. /kallxo.com/

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit