11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Konjufca u kërkon falje ambasadorëve

GlaukKonjufcaLëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar falje të gjithë diplomatëve të huaj, të cilët e kanë ndjerë vetën në siklet nga turma e njerëzve, dhe që ndoshta si efekt anësor e kanë pësuar në protestën 27 qershorit.

Kërkimfaljen e bëri deputeti Glauk Konjufca, i cili tha se qëllimi i lëvizjes nuk ka qenë uzurpimi i Kuvendit, por parandalimi i ratifikimit të asaj marrëveshje të dëmshme për Kosovën, transmeton KTV. Ai ka pranuar se ndoshta atë ditë mund të jenë bërë edhe gabime.

“Pikërisht ka qenë rasti i ambasadores amerikane, por edhe ndonjë ambasadori tjetër të cilët nëse kanë përjetuar ndonjë situatë të pakëndshme, ne iu kërkojmë falje. Por, duke e analizuar dëmin e marrëveshjes, na është dukur e arsyeshme të veprojmë në atë mënyrë dhe nuk po them se nuk ka pasur edhe ndonjë gabim”, ka thënë Konjufca.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi i ka quajtur veprime të papjekura dhe të pa matura ato të Vetëvendosjes, për shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci veprimet e Vetëvendosjes nuk mund të quhen ndryshe veçse veprime me elemente të uzurpimit apo grushtetit. “Unë nuk kam nevojë ta emërtoj atë ajo e ka emrin e vet” ka thënë Grabovci.

Më Shumë

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Lajmet e Fundit