6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kosova, gjashtë muaj pa parlament

Kuvendi i Kosoves 7Po bëhen gjashtë muaj që kur Kosova ka mbetur pa parlament që është institucionin më i lartë ligjvënës i shtetit.

Njohës të rrethanave politike e vlerësojnë të dëmshme këtë periudhë që po kalon vendi. Mos konstituimin e institucioneve të reja, të dala pas zgjedhjeve të tetë qershorit, ata e shohin në dëm të qytetarëve që po iu vije pikërisht nga ata që iu dhanë votën.

Me 90 vota pro, deputetët e Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, më 7 maj votuan për shpërbërjen legjislaturës së katërt. Kjo hapi rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, të cilat me vendimin e presidentes, Atifete Jahjaga u mbajtën më 8 qershor. Por, që nga ajo datë, Kosova ka mbetur pa institucionin më të lartë ligjvënës, parlamentin, si dhe institucione të tjera qeverisëse.

Përpjekjet e para për themelimin e legjislaturës së re u bënë në seancën konstituive të 17 korrikut. Një gjë e tillë dështoi për shkak se në skenën politike u formuan dy tabore, PDK me partitë në koalicion parazgjedhor, dhe blloku LDK, AAK dhe Nisma, i mbështetur edhe nga Vetëvendosje, i formuar më 10 qershor. Rreshtimi i katër partive bëri që PDK, e cila doli e para në zgjedhjet e përgjithshme, të mos ketë partner për krijimin e institucioneve. Sipas analistëve, kjo bllokadë, e krijuar që pas zgjedhjeve të tetë qershorit, po e mbanë të paralizua edhe konstituimin e institucioneve të reja. Analisti Albert Krasniqi, thekson se kjo bllokadë i ka kushtuar shumë Kosovës në dy aspekte.

“E para është dëmtimi i imazhit edhe ashtu të dëmtuar në aspektin ndërkombëtar, për shkak se është treguar një papjekuri e madhe politike e lidershipit politik në Kosovë për të krijuar institucione të qëndrueshme. E dyta është në aspektin ekonomik. Shumë investitorë te huaj deh zhvillimi ekonomik ka stagnuar në përgjithësi që ndërlidhet indirekt me këtë krizë institucionale”.

Sipas analistit Albert Krasniqi, ky dëm po u vije qytetarëve pikërisht nga ata që sovrani iu dha besimin për krijimin e institucioneve.

“Këta janë përfaqësues të cilët janë zgjedhur prej qytetarëve të Republikës së Kosovës për t`i përfaqësuar në institucione dhe ata është dashur që t`i zgjidhnin këto probleme. Megjithatë, pasojat janë shkaktuar edhe për shkak të një kornize ligjore jo shumë të qartë si dhe kalkulimeve politike, qoftë individë apo parti i kanë bërë për vete më herët”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është shpërndarë më 7 maj 2014, në një seancë të jashtëzakonshme. Shpërndarja e legjislaturës hapi rrugën për zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën më 8 qershor 2014. Që pas mbajtjes së zgjedhjeve Kosova ende nuk ka arritur që të zgjedhë kryetarin e Kuvendit e as t`i krijojë institucionet tjera qeverisëse./rtk/

Më Shumë

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Lajmet e Fundit