Haziri: Ngërçi zgjidhet javën e ardhshme

LutfiHaziri5-30Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë sot se takimet intensive mes bllokut që kanë ndodhur këtë javë, janë sinjale se ngërçi politik në vend, përfundimisht po shkon drejt zgjidhjes.

Ai në një bisedë në programin e mëngjesit në Radio Dukagjini, është shprehur i bindur se javën e ardhshme do të përfundoj gjithçka dhe Kuvendi sipas tij do të konstituohet.

“Ka pasur përpjekje jashtëzakonisht të mëdha këtë javë, angazhime të pandërprera dhe takime jashtëzakonisht të shpeshta mes partnereve të koalicionit në përpjekje për ta gjetur rrugën dalëse drejtë ndërtimin të institucioneve, që i bije, së pari konstituimi i Kuvendit – e pastaj pjesa tjetër është me e lehtë. Unë shumë besoj se java e ardhshme do të jetë vendimtare”, ka thënë Haziri.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit