11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Krasniqi: Të protestojmë me kulturë e dinjitet!

Jakup Krasniqi-NismaKryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje për protesta të qeta dhe dinjitoze.

Sipas Krasniqit, dëmtimi i institucioneve nuk i dëmton siç shprehet ai, ata që janë ulur në këto institucione.

Ai ka thënë se çdo dëmtim i institucioneve të vendit është dëmtim i interesave të të gjithë qytetarëve.

Reagimi i plotë i Jakup Kransiqit:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Po ju drejtohem atyre që do të shprehin revoltën e tyre në protestën e paraparë për nesër në ora 12.00

Prona e institucioneve të Kosovës është pronë e qytetarëve të saj dhe çdo dëmtim i kësaj prone është dëmtim i interesave të të gjithë qytetarëve te Republikës.

Ju garantojmë se përmes shkatërrimeve materiale që u bëhen objekteve të institucioneve të Kosovës nuk dëmtohen ata që janë ulur në këto institucione.

Qeveritarëve të kësaj sorte që i kemi ne, nuk u dhimbset thyerja e xhamave dhe dëmet në fasadën e ndërtesës së qeverisë. Përkundrazi, të njohur për TENDEROMANINË ata do tu gëzohen dëmeve të tilla sepse parashohin përfitime në kurriz të popullit.

Prandaj, duke i njohur mirë udhëheqësit e shtetit të Kosovës, nuk e përjashtojmë mundësinë që në mesin e atyre që kishin sjellje vandale gjatë protestave të jenë të dërguarit e qeverisë me qëllim të zhvendosin vëmendjen nga problemet reale që i shtyn qytetarët e Kosovës të protestojnë në pseudo probleme të kurdisura nga pushtetarët.

Populli i Kosovës do të protestojë me dinjitet edhe pse i është nëpërkëmbur dinjiteti! U bëj apel qeveritarëve të Kosovës të mos dërgojnë vandalët për t’i dhënë karakter tjetër protestës!

Të nderuar qytetarë,

Ejani që te Protestojmë me kulturë e dinjitet!

Më Shumë

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Lajmet e Fundit