13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Toka e Kosovës është ASET i Kosovës

Seremb_Gjergji 3Seremb Gjergji

Trepça dhe të gjitha minierat tjera janë tokë e Kosovës, janë ASET i Kosovës. Këtë realitet nuk mund ta ndryshoi askush – ashtu sikur askush nuk mund ta ndryshoi integritetin territorial të Kosovës. Deklarimet serbe janë të kota – ashtu edhe duhet të trajtohen.

Qeveria e Kosovës ka nevojë dhe duhet të gjejë modelin i cili e bashkon Veriun dhe Jugun e Trepçës dhe të ndërtoi një kompani e cila jo vetëm që tejkalon Agjencionin e Privatizimit, por që hapë rrugën për investime të jashtme; dhe brenda një periudhe pesë (5) vjeçare bëhet shembull për zhvillim. Minierat tjera, menjëherë duhet ta ndjekin këtë rrugë.

As Trepça e asnjë minierë tjetër nuk duhet të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka as arsye e as nevojë. Asetët e Kosovës, janë vlerë e pa-negocuëshme me asnjë vend. Çdo zgjidhje e problemeve ligjore, pronësore apo edhe tregtare, duhet të gjendët në Kosovë; nga Institucionet e Kosovës dhe askund tjetër. Ndalimi i Procesit të FALIMENTIMIT të këtij gjiganti nga ana e Kuvendit të Kosovës është hap i fuqishëm drejt hapave të tjerë që do ta përkufizojnë pronësinë dhe vlerën reale të AKSIONEVE të sajë.

Presidenti i organizatës hulumtuese shqiptare “Mineralet Shqiptare”, z. Sahit Muaj ka thënë se hulumtimet në Kosovë kanë treguar se ka një rezervë të mineraleve të ndryshme – nga Ari e deri tek Hekuri dhe Qymyrin, Thëngjill Guri (Linjiti) më vlerë $2 triliard dollarë ($2.000.00 miliard). Vetëm Trepça ka rezerva të jashtëzakonshme për kapacitete botërore të Plumbit, Zinkut, Hekurit, Argjendit, Aluminit, Arit dhe rreth 13 minerale të rralla. Territori i Kosovës mesë shumti është i pasur me minerale si Qymyr, Zink, Ari, Argjend, Boksit (56% alumin), Magnez, Plumb, Krom, Asbestit, Mermerit, Plutoniumit dhe një sërë mineralesh të rralla.

Sipas ekspertit kosovare me famë botërore, Bajram Shabani – në proceset e reja teknologjike të përpunimit të metaleve – nga Mineralet e Kosovës mund të përfitohen edhe 3 metale të rënda që deri me tash ka qenë e pamundur.

Banka Botërore e renditë Kosovën në vendin e 15 në botë për rezerva të Thëngjillit me një vlerë prej $13.5 miliard dollar. Andaj, shfrytëzimi i thëngjillit është ESENCIAL për zhvillimin e Kosovës.

Institucionet e Kosovës duhet të bëjnë hapa gjigant në zhvillimin e Politikave Investuese në Kosovë dhe të lejojnë investimet e jashtme në vend – pa u kërkuar haraç dhe t’u mundësojnë atyre investime miliardësh. Rasti më i freskët është Gjenerali Clark i cili synon të zhvilloi “Derivate Sintetike” për automjete dhe aeroplan. Clark kishte thënë kur ishte në Kosovë: “Ky investim do të jetë ndryshim për vendin dhe hapë investimet e huaja miliardëshe për vendin”.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare “Sali Çekaj, heroi i Kosovës”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”. Bëhet e...

Lajmet e Fundit