6.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Kurti në Rahovec: Mos ju jepni rrushin pushtetarëve të vjetër, jepjani kokrrën Korenicës

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin elektoral në Rahovec.

Atje deputeti i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti u ka bërë thirrje rahovecasve që me 22 tetor të dalin e ta votojnë Vetëvendosjen.

Kurti ka folur për bujqësinë si degë e cila mund të zhvillohet shumë më shumë në Rahovec, njofton Klan Kosova.

Deputeti Kurti, u ka thënë qytetarëve të Rahovecit se ata më nuk duhet t’u besojnë Idriz Vehapit kryetar në ikje dhe Smajl Latifit ish kryetar.

“Më 22 tetor mos ju jepni rrushin pushtetarëve në ikje, por jepjani kokrrën Visar Korenicës”, ka thënë Kurti.

“Tregu është një ndër gjërat më të rëndësishme për fermerët. Me politikat që janë zbatuar në Kosovë ata i janë trembur tregut. Perimet e mishi janë importuar nga vende të ndryshme. Kur prodhohet këtu koston më të lart e paguan prodhuesi, trefishë më shumë”.

“Kur bujqit tanë dështojnë gjysma e popullsisë mbetet e papunë. Fermerët në Kosovë nuk i tremben konkurrencës por konkurrencës së padrejtë. Produktet që vijnë ku përdoren substancat e palejueshme do të ndalohen të hyjnë në Kosovë”, ka thënë ai më tej.

Kurti ka thënë se në Rahovec nuk ka asnjë çerdhe të ndërtuar, dhe se pushtetarët e mëhershëm nuk janë interesuar për këtë.

– Mungojnë çerdhet për fëmijë, nuk ka asnjë çerdhe në Rahovec, pushtetarët në ikje nuk brengosen për ardhmërinë. Populli i ndëshkoi me 11 qershor dhe do të ndëshkohen me 22 tetor. I keni provuar edhe Idriz Vehapin edhe Smajl Latifin. I pari më shumë ka qëndruar në Prishtinë dhe ka shtruar trotuar, por jo kanalizim, e i dyti ka shtruar disa rrugë që janë shkatërruar shpejtë”.

“E di që Vehapi ka përmendur projektin për ndërtimin e një çerdheje prej 700 mijë euro. Por me këtë shumë mund të ndërtohen 5 çerdhe. Ata e kanë ndërtuar vetëm çerdhen e korrupsionit”, ka shtuar Kurti ndër të tjera.

Më Shumë

Tërmet i fuqishëm në Malin e Zi, lëkundjet u ndien edhe në Kosovë

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malin e Zi.   Raportohet se lëkundja e tokës ka qenë me magnitudë 5.4 shkallë të...

Ky është çifti i moshuar që u gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Rahovec

Një grua dhe një burrë janë gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e tyre në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec. Policia ka bërë...

Lajmet e Fundit