13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Lamtumira e fundit e veteranit të luftës, Bardhyl Gegajt nga Suhareka

Me pjesëmarrje masive të qytetarëve në ceremoninë e varrimit nga treva të shumta, iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Bardhyl Gegajt. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm figura publike të komunës së Therandës, qytetarë, miq dhe familjarë të të ndjerit.

Ceremonia filloi me parakalimin e ish-shokëve të luftës të të ndjerit. Parakalimi u bë nga rruga kryesore e fshatit e deri në lapidarin e fshatit Studençan. Këtu u bënë homazhe të shumta dhe morën fjal?n e rastit personalitete të shquara publike.

Kryetari i Shoqatës së OVL të UÇK-së, dega në Therandë, Ali Buzhala e cilësoi të ndjerin si argat të vatanit, njeri shumë të shkathët dhe për më tepër si njeri që kontributin më të madh e dha për atdheun e tij.

Fjalën e rastit e mori edhe nënkryetari i komunës së Therandës,Rexhep Kuçi, i cili vlerësoi lartë kontributin e Bardhylit dhe Studençanasve të tjerë në luftë për liri dhe pavarësi.

Për të ndjerin u shprehën edhe Agron Tafaj, ish kryetari i kompanisë së UÇK-së për fshatin Studençan i cili bëri një përshkrim të shkurtër të jetës dhe veprës së të ndjerit si dhe Fadil Gega, përfaqësues i familjes së të ndjerit. Ceremonia më pas vazhdoi në varrezat e fshatit Studençan ku u bë varrimi i të ndjerit dhe u vërejt një fluks i madh i qytetarëve.

Bardhyl Gega u lind më 10 janar 1973 në fshatin Studençan. Qysh në moshën 26 vjeçare iu bashkangjit UÇK-së ku mori një plagë të rëndë në betejën e 23 marsit të vitit 1999. Ai jetoi me këtë plagë gjerë në vdekje duke mos e pasur përkujdesjen institucionale.

Bardhyli vdiq mëngjesin e sotëm nga ifarkti. Ai la pas gruan dhe 6 fëmijë.

Redaksia e TherandaPost përpos përcjelljes së kësaj ceremonie I shprehë ngushllimet më t sinqerta familjës dhe shokëve të idealit./TherandaPost/

Më Shumë

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Stacioni Policor në Prizren vazhdon angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit publik dhe ekzekutimin e urdhërave gjyqësore. Sot, më 26 prill 2024, një operacion...

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Lajmet e Fundit