16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

LDK: Pohimet e zyrtarëve të OJQ-ve të paqëndrueshme

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një sqarimi ka demnatuar pohimet e përfaqësuesve të disa OJQ-ve në medie të ndryshme, pohime këto, sipas saj, të paqëndrueshme në lidhje me rrjedhen procedurale në Kuvendin e VIII Zgjedhor.

LDK-ja, me qëllimin e vetëm, që është informimi i drejtë dhe i mirëfilltë i opinonit publik, vlerëson si në vijim:

Sqarimi i plotë:

Përfaqësues të OJQ-ve e analistë, jo rrallë, ndodh që të keqinformojnë publikun, duke keqinterpretuar rregullat demokratike dhe zgjedhore. Interpretimet e rregullave kërkojnë dije dhe njohuri profesionale, dhe jo subjektivizëm politik apo çfarëdo tjetër. Përfaqësues të caktuar të OJQ-ve gjatë në prag të Kuvendit të Tetë Zgjedhor të LDK-së kanë dalur hapur me preferencat e tyre për kryetar të LDK-së, gjë që e kanë humbur kredibilitetin e të qenurit të pavarur për të interpretuar rregullat zgjedhore.

Në rastin konkret, sic kërkojnë rregullat zgjedhore, LDK-ja ka informuar dhe mirëpritur me kohë, përfaqësuesit e KQZ-së (zyrtarët e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike) për të monitoruar punimet Kuvendit. Në Kuvend kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA.

Konform rregullave statutare, në Kuvend janë nominuar dy kandidatë për Kryetar të LDK-së, prej të cilëve njëri ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave, kurse kandidati tjetër nuk ka arritë të marrë besimin e delegatëve për të proceduar me dy kandidatë me votë të fshehtë. Meqenëse ka mbetur vetëm një kandidat, Kuvendi i VIII është përcaktuar për votimin e hapur për kryetar të LDK-së, ndërsa votimi i fshehtë me Statut kushtëzohet nga nominimi i më shumë kandidaturave, dhe ky nuk ishte rasti.

Nuk ka pasur asnjë ndryshim Statuti gjatë procesit zgjedhor, kjo për faktin se LDK nuk promovon kulturën e përshtatjës së rregullave sipas preferencave dhe ambicieve të askujt, e veçmas ambicieve ad-hoc-e, përderisa në asnjë rast nuk ka pranuar ndonjë vërejtje ose sugjerime për Statutin aktual, nga ana e KQZ-së. Statuti, sipas së cilit janë kryer zgjedhjet është aprovuar në Kuvenin punues të LDK-së në mauin mars të vitit 2012. Statuti është dorëzuar KQZ-së, në atë kohë në afatin e përcaktuar kohor.

Ne vlerësojmë rolin e KQZ-së në përcjelljen e Kuvendit Zgjedhor, por nuk është në natyrën ligjore të KQZ-së e cila përbëhet nga përfaqësues të partive të ndryshme politike parlamentare, të ndërhyjë në proceset e zgjedhjeve demokratike të një subjekti politik. Prandaj, komentet që arrijnë në absurditete nga disa të ashtuquajtur pëfaqësues të shoqërisë civile, se KQZ-ja duhet të vendosë për zgjedhjet në LDK-së do të nënkuptonin që për zgjedhjet në LDK duhet të vendosin PDK-ja, Lista Serbe, Vetëvendosja dhe përfaqësuesit e tjerë të minoriteteve. Duhet të jetë e qartë se për zgjedhjet në LDK-së vendos Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vullneti zgjedhor i shprehur përmes votës së lirë, nuk mund t’i përshatet pritjeve parciale të askujt, dhe në këtë frymë, LDK-ja dëshiron t’i ftojë të gjithë që të pranojnë rregullat demokratike të një gare, dhe për kryetar, LDK-ja dëshmoi që përkrahë vetëm, z.Isa Mustafa, Kryeminister dhe Kryetar i LDK-së.

Më Shumë

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Lajmet e Fundit