17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Malishevë: Dalja nga shtrati e lumit Mirusha, përcillet pa dëme

Si pasojë e reshjeve të pandërprera gjatë dy ditëve të fundit, është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha, i cili në disa vende ka dalë nga shtrati duke përmbysur toka bujqësore, por pa dëme, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk janë regjistruar depërtime të ujit në ndonjë shtëpi, transmeton Koha.net.

Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të komunës së Malishevës, edhe pse ka pasur të reshura të mëdha dhe niveli i ujit është rritur, situata është e kontrollueshme dhe nuk ka dëme nga uji, përjashtuar përmbytjet e tokave bujqësore, përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha.

Megjithatë, ekipet përgjegjëse komunale, janë në gatishmëri nga dita e shtunë, duke e vëzhguar situatën.

Më Shumë

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Lajmet e Fundit