Edhe pak natë

Skender Berisha

Edhe pak natë e ngratë
pak shi që curron
nëpër tjegulla
deri te pjergulla

një sy gjumë
e prapë zgjuar
ndihen trokëllima në xham
sikur mbrëmë sikur mbrëmë

qielli mbyllet qielli hapet
shiu vjen shiu zmbrapset
unë xhamit i qasem
një ritëm i qetë
flet vetë

shikoj përtej dritës
në të errët
retë si therren

atje thellë
shndrit
erret
shndrit

17 dhjetor 2017,Pz

Më Shumë

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Lajmet e Fundit