11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Ndjekësit e Mustafës nuk e miratojnë koalicionin me Thaçin

isa mustafa 3Isa Mustafa, kryetari i LDK-së, në postimin e tij në Facebook, ku sqaron se javën e ardhshme do të nënshkruajë marrëveshje me PDK-në për ndarjen e përgjegjësive në qeverinë e re, ka marrë shumë komente negative nga simpatizantët që nuk janë të kënaqur me këtë koalicion, raporton Koha.net.

Nga 307 komente, shumica dërrmuese janë shprehur kundër. Shumë rrallë mund të gjendet ndonjë koment si ky mposhtë, që mund të konsiderohet paska më përkrahës:

“Mirë bre ishalla bon diçka veç si je i rrethuar kam shpresë të vogël se do të bësh diçka. Jam ithtar i madh i LDK-së, jam zbehur në shumëçka po e di se nuk keni pas rrugë tjetër, por shpresoj se do të bëni diçka vetëm pa zbardhjen e të vrarëve politikisht s’do të arrijë Kosova asgjë”, është komenti i komentuesit të vetëm që nuk e ka kritikuar Isa Mustafën.

Komentuesi i parë e ka pyetur me ironi Mustafën nëse qeveria në të cilën ai do të bëjë pjesë, nëse do të ketë ndonjë plan për largimin e rinisë nga Kosova.

“A keni ndonjë plan apo strategji se si do t’i dëboni rininë tonë nga Vendi? Nëse e keni, firmoseni edhe strategjinë për dëbim”, ka shkruar ai.

Komentuesi tjetër ka shkruar: “Nuk e di a i lexon komentet apo jo, veç shumë lehtë e sheh se çfarë përkrahje ka ky koalicion. Po qysh e nemi Zoti kështu LDK-në pas vdekjes së Ibrahim Rugovës. Dy PDK-asha në krye. I pari Fatmir Sejdiu e pastaj edhe ju, vegla të PDK-së. Normal që juve ju bën kryeministër se paret e 3 përqindëshit i keni nda bashkë me të”.

“Të tradhtojë një bujk, një sharrëxhi, një i pashkollë. Është normale dhe arsyetohet për të tradhtojë një akademik???? Kjo ndodh vetëm te shqiptarët… më vjen turp që jam shqiptar”, ka shkruar një tjetër.

Komenti tjetër ka qenë: 99 për qind e komenteve çka unë i lexova janë kundër juve z.Isa dhe kundër punës që ti po bën. Nëse ke pak ndërgjegje të shëndoshë më mirë e ke të japësh dorëheqje. Ky do të ishte gjesti më njerëzor gjatë karrierës tënde. Të ka ardhur fundi ty dhe gjithë njerëzve si ty, që punojnë për ta fundosur Kosovën”.

“Ti nuk je njeri i bisedimeve dhe marrëveshjeve të qëndrueshme. Ti je njeri i marrëveshjeve të liga”, ka shkruar një tjetër.

Shumë prej këtyre komentuesve në status të FB-së kanë postuar edhe fotomontazhe, me të cilat janë shprehur të pakënaqur me Mustafën.

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të...

Lajmet e Fundit