4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Nexhmi Krasniqi: Ne i arrestojmë hajnat, Prokuroria i liron

Nexhmi Krasniqi PKDrejtori i Policisë së Kosovës në Prizren,nënkolonel Nexhmi Krasniqi, edhe në një pronocim tjetër për medie ka kritikuar Prokurorinë në këtë qytet,për mos trajtim të duhur të rasteve kriminale.

Ai thotë se Prokuroria po i lëshon me procedurë të rregullt recidivistët kriminal të cilët arrestohen nga policia. Sipas tij, lëshimi me procedurë të rregullt të personave me vepra penale, po e luhatë besimin e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës.

“Ne po i arrestojmë personat që dyshohen për vepra penale, kurse Prokuroria i trajton me procedurë të rregullt dhe i lëshon. Pasatj qytetarët po mendojnë se ne po i lëshojmë.Nuk është normale që një person dhjetë herë e ka thyerë dhe vjedhë një shtëpi, dhe në të gjitha rastet është trajtuar me procedurë të rregullt”, ka thënë drejtori Krasniqi para medieve.

Përkundër takimeve të shpeshta me zyrtarë të Prokurorisë, drejtori Krasniqi, thotë se këtë shqetësim ua paraqesim atyre, mirëpo vepime konkrete në këtë aspekt nuk kemi, dhe telashet veçse po shtohen.

Nënkolonel Krasniqi, tha në fund se përkundër këtyre shqetësimeve, policia vijon të kryej obligimet e saja ligjore dhe ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë në mënyrë që të parandalohen të gjitha veprimet kriminale./tvpz/

Më Shumë

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Lajmet e Fundit