6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Një muaj arrest shtëpiak për të miturin e dyshuar për vjedhje në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të miturit me iniciale M.B. nga Prizreni, njofton kumtesa .

Kjo masë u mor për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë në tentativë n. Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit 07.01.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 07.02.2019, transmeton Koha.net.

I dyshuari, më 07.01.2019 rreth orës 01:30 minuta pas mesnatës, në Prizren, së bashku me të pandehurin A.B. ,me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, tentojnë të kryejnë vjedhjen nga shtëpia e të dëmtuarit me iniciale M.A. por pasi janë vërejtur nga ana e policisë i mituri është ndaluar, ndërsa i pandehuri i cili ishte bashkëkryerësi ka arritur që të largohet.

Më Shumë

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur!

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak...

Lajmet e Fundit