13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Osmani: S’do të jem pjesë e qeverisë së Mustafës

VjosaOsmani-LDKDeri në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka qenë “krahu i djathtë” i Isa Mustafës. Madje ka qenë pjesë e takimeve të shuma në kuadër të Bllokut por edhe e besueshmja e liderit të LDK-së Isa Mustafa në procesin gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur cështjen e zgjedhjes së tij për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Por Vjosa Osmani e Isa Mustafa i kanë prishur llafet në mbledhjen e fundit të Kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani në takimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka kundërshtuar fuqishëm koalicionin PDK-LDK, madje duke e cilësuar këtë koalicion si rrënim për partinë, jo vetëm që do të votojë kundër këtij koalicioni në Kuvend, por ajo nuk do të pranoj që të jetë as pjesë e kabinetit qeverisës të drejtuar nga LDK-ja.

E pyetur nga gazeta “Botapress” se a jeni e gatshme të merrni ndonjë post ministror nëse kjo ofertë ju vije nga kryeministri Mustafa, deputetja Osmani ka thënë se të gjitha përgjigjet i ka dhënë në fjalimin e saj në Këshillin e Përgjithshëm.

“Përgjigjet në të gjitha çështjet që më keni pyetur këto ditë tashmë i kam dhënë në fjalimin tim në Këshillin e Përgjithshëm”, ka deklaruar kështu deputetja Osmani, duke përjashtuar kështu çdo mundësi që të jetë pjesë në kabinetin Mustafa.

E në fjalimin e saj të mbajtur të mërkurën në mbledhjen e KP të LDK-së, deputetja Osmani ka numëruar disa nga arsyet pse nuk duhet LDK-ja të jetë pjesë e koalicionit me PDK-në.

Më Shumë

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit