11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Parregullsi në Prizren: Policia arreston një person

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Qytetarët sot do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheqësin e Qeverisë.

Në një qendër të votimit në Prizren ka pasur parregullsi, ku një qytetar është shoqëruar në polici.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi I policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Është raportuar rasti, janë duke u ndërmarrë të gjitha vendimet konform zbatimit të ligjit edhe në bashkëpunim me Prokurorin”, ka thënë Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se I dyshuari është dërguar në sektorin e Hetimeve Rajonale.

“Kemi një të dyshuar, është dërguar në sektorin e Hetimeve Rajonale nën dyshimin e cenimit të fshehtësisë së votës. Ky deri më tani është rasti i parë i raportuar”, ka thënë Gashi./GazetaExpress

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Lajmet e Fundit