11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Pastrohet përroska në Malishevë

Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, sot është zhvilluar aktiviteti i pastrimit të përroskës, apo degës së lumit Mirusha, që kalon nëpër qytetin e Malishevës.

Ky aksion është organizuar në bashkëpunim mes koordinatores së aksionit për Malishevë, Saranda Dobruna, koordinatorit të caktuar nga komuna, Naser Morina, Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe kompanisë për grumbullimin e mbeturinave, “Eko Regjioni” njësia në Malishevë.Sipas një komunikate të komunës së Malishevës, punëtorët e njësisë së “Eko Regjionit” në Malishevë, ka bërë pastrimin, përkatësisht largimin e mbeturinave nga shtrati i kësaj dege të lumit Mirusha, e që kalon nëpër qytet, duke i larguar të gjitha mbeturinat.

Me këtë rast, koordinatorët e këtij aksioni, kanë apeluar tek qytetarët, që të ruajnë ambientin dhe mos ti gjuajnë mbeturinat në hapësira publike.Kjo përroskë kalon në afërsi të stacionit të autobusëve dhe disa lokaleve tjera, ku numri i qytetarëve që frekuentojnë në këtë pjesë është jashtëzakonisht i madh, sidomos nga nxënësit e shkollave të mesme.

Më Shumë

Pse u varros trupi i Esat Pashë Toptanit në varrezat serbe në Paris! Studiuesi zbulon të vërtetën!

 Studiuesi Sokol  Kika flet për mitin që thotë se trupin e Esat Pashë Toptanit e morën serbët dhe e varrosën në varrezat e tyre...

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Lajmet e Fundit