11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

PDK-ja me skenar konspirativ për Demarkacionin

Shtimi i vazhdueshëm i zërave kundër dërgimit për ratifikim të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, edhe nga deputetë të pozitës, sipas marrëveshjes që është kundërshtuar për dhjetë muaj të plotë nga tri subjektet politike opozitare, nga analistët politikë po cilësohet si një tërheqje taktike, e organizuar në mënyrë të heshtur, nga vetë parterët e koalicionit PDK-LDK. Madje, kjo rritje e zërave kundër Demarkacionit në subjektet politike të koalicionit qeverisës, veçmas në PDK, po shihet edhe si një kundërshtim serioz dhe diferencim ndaj kreut të vendit Hashim Thaçit, i cili në paraqitjet e tij të fundit ka insistuar që Demarkacioni të shkojë për ratifikim në Kuvend në dhjetëditëshin e parë të muajit vijues.

“Partitë në pushtet, sipas të gjitha gjasave, janë duke u tërhequr nga marrëveshja e Demarkacionit, të cilën e kanë nënshkruar gabimisht, pa i shqyrtuar të gjitha faktet, ku pala malazeze e ka shfrytëzuar më së miri paaftësinë e Komisionit të Republikës së Kosovës dhe e ka ndryshuar vijën kufitare. Deputetët brenda koalicionit kanë filluar të dalin kundër deklaratës së presidentit Thaçi, meqë, siç thotë populli, problemi i Demarkacionit po shihet nga avioni. Prandaj, tani kanë filluar që të frikësohen nga populli se mund të shpërthejë lidhur me këtë veprim antiligjor e antikushtetues”, thotë analisti politik Islam Krasniqi.

Krasniqi: Skenar i përgatitur nga vetë PDK-ja

Analisti Islam Krasniqi ka pohuar se në rast dështimi të Demarkacionit në Kuvend, humbësi më i madh në këtë lojë politike do të jetë presidenti aktual Hashim Thaçi, ngase deklarata e Thaçit është deklaratë jo e menduar mirë dhe joetike, që po mundohet për interesat personale t’i bindë deputetët të shkelin ligjet e vendit dhe Kushtetutën.

“Ai po mundohet që të bëjë presion mbi Qeverinë dhe Parlamentin, që ta miratojnë Demarkacionin, mbas së cilës marrëveshje ka mundësi të fshihet dika. Sidoqoftë, nuk besoj se do të ketë përçarje brenda PDK-së lidhur me Demarkacionin, ngase ky mund të jetë një skenar i përgatitur nga vetë PDK-ja, që të krijojnë edhe kushte më të justifikueshme për t’i dhënë fund këtij koalicioni qeverisës dhe për të shkuar në zgjedhje të reja”.

Krasniqi ka pohuar se Qeveria dhe presidenti, me insistimin për ratifikim të Demarkacionit, po e luajnë lojën e radhës me qytetarët dhe interesat e vendit, duke synuar që shtetin ta përdorin sikur të jetë pronë e tyre private personale, por kjo ambicie ka gjasë të përfundojë jashtë skenarit të tyre.

Lëvizjet e shpeshta të deputetëve Një gjykim të ngjashëm për situatën më të re rreth kësaj marrëveshjeje ka edhe analisti Ali Hertica.

“Deri më tani këto dy subjekte politike kanë qenë të vendosura në qëndrimet e tyre dhe parimet karshi kësaj marrëveshjeje, por edhe në çështje të tjera, edhe pse e dëmtonin Kosovën dhe ende janë duke e dëmtuar. Kemi një shtetndërtim të rrezikuar nga kriminalizimi e zhvatja. Tani po dalin në sipërfaqe gradualisht edhe konspiracionet e tyre politike ta panjohura deri më tani, vetëm për ta mbajtur veten si parti që ruajnë interesin qytetar dhe për të ardhur eventualisht përsëri në pushtet. Mbi këtë logjikë veprimi konspirativ tani po vërehen lëvizjet e shpeshta të deputetëve të PDK e LDK, që kanë filluar ta bëjnë ndërrimin e kursit politik dhe qëndrimin edhe rreth demarkacionit. Edhe ata tani haptas po e pranojnë të vërtetën se ka lëvizje të kufirit në dëm të Kosovës në përmasat prej 6-8 kilometra. Tani përplasja më e madhe po ndodhë brenda taborit të PDK-së, që po i kundërvihet Thaçit. Derisa presidenti deklaron se me këtë marrëveshje as edhe një milimetër nuk do t’i japim Malit të Zi, del e demanton atë Adem Grabovci, i cili thotë se ka lëvizje 5-8 kilometra në dëm të territorit të Kosovës”, thotë analisti Ali Hertica. /Kosova Sot/

Më Shumë

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Lajmet e Fundit