8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Prizren: Një muaj paraburgim për shitblerje të drogës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Z.K. për dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të drogës.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, deri më 16 mars 2018.

“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Z.K është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës”, thuhet në njoftim.

Z.K. ishte arrestuar më 19 nëntor të vitit të shkuar në rrugën “B” në Prishtinë. Pasi ishte ndaluar nga policia, atij i ishin gjetur dy paketime të vogla kokainë të gatshme për shitje. Pas bastisjes së banesës së tij në Prishtinë, janë gjetur tetë paketime me kokainë, ndërsa në orenditë e kuzhinës i janë gjetur edhe 19.7 gramë substancë.

Më Shumë

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Lajmet e Fundit