11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rahoveci përkujton atdhetarët nga viti 1946

Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, sot u mbajt akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit Mustaf Ibishi, Feriz Gashi, Xajë Pataqani, Malë Bashota, Halil Imeri, Jahë Kabashi, Qazim Bajraktari, Halil Sadria, të rënë në vitin 1946.

Akademia përkujtimore u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Smajl Latifi, dhe në bashkëpunim me OVL e UÇK-së, dega në Rahovec.

Në fjalën e tij të mbajtur në akademi përkujtimore, Latifi ka thënë se edhe në këto anë në rajonin e Dukagjinit, Anadrinisë, si kudo në Kosovë e vise shqiptare, atdhetarët nuk ndaleshin, rezistenca dhe përpjekja për liri, nuk pushoi.

Duke folur për historinë e Mustaf Ibishi, Feriz Gashi, Xaj Pataqani, Malë Bashota, Halil Imeri, Jahë Kabashi, Qazim Bajraktari, Kryetari Lafiti ka thënë se këta dëshmorë janë në mesin e dhjetëra e qindra atyre atdhetarëve që nuk pajtoheshin me sistemin e Jugusllavisë së ashtuquajtur e re. Të veproje nën të tilla rrethana, jo vetëm se ishte vështirë, por ishte tepër me rrezik, Por, shpirti i madh i luftëtarëve që duan liri dhe janë të gatshëm të flijohen për të, nuk pyeste as për rrethanat e brendshme e as për ato ndërkombëtare.

Në respekt të veprës dhe në nderim të jetës së dëshmorëve, kryetari Latifi familjarët e dëshmorëve u ka ndarë mirënjohje.

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Lajmet e Fundit