16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rrugët e Kosovës më të përgjakura se një vit më parë

Aksidentet e trafikut u kanë marrë jetën 119 personave në 11 muajt e vitit 2017. Nga janari deri në nëntor janë shënuar 16.122 aksidente në trafik prej të cilave 107 kanë përfunduar me fatalitet.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë gjithsej 16.970 aksidente prej të cilave 89 kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq kanë humbur jetën 100 persona, shkruan sot Koha Ditore.

Numri i aksidenteve ka shënuar ngritje edhe fundjavën e fundit, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Vetëm në 24 orët e fundit, sipas Policisë, janë shënuar gjithsej 36 aksidente në trafik, prej të cilave 3 kanë përfunduar me fatalitet.

Në një aksident që ka ndodhur të dielën në Komoran të Gllogovcit ka mbetur e vdekur një femër dhe tre persona të tjerë të lënduar. Po të njëjtën ditë, në rrugën Gjakovë-Pejë në fshatin Skivjan ka ndodhur aksident i rëndë i komunikacioni, ku si pasojë kanë humbur jetën nënë e bir.

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Lajmet e Fundit