13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

U mbajt punëtoria rreth komunikimit të brendshëm në Malishevë

Në kuadër të projektit të OSBE-së, “Përkrahje të qeverisjes lokale në Kosovë” i dhe inicim të komunës në përpilim të strategjisë së komunikimit, u mbajt punëtoria rreth komunikimit të brendshme. Qëllimi i punëtorisë ishte vlerësimi i mekanizmave dhe praktikave ekzistuese të komunikimit, të identifikoj sfidat dhe të ofroj zgjidhje të mundshme për komunikim dhe koordinim në mes të akterëve/bashkëpuntorëve të brendshëm.

Kryetari i Komunës Ragip Begaj tha se ky projekt vetëm zbatohet nga komuna dhe kjo punë çmohet dhe vlerësohet lartë.

“Ne po mundohemi të fuqizojmë këtë dhe ky projekt e ndihmon ecjen përpara të kësaj praktike, ku ne synojmë që edhe kryetarët e fshatrave ti fuqizojmë, komunikimi më efikas është ai i drejtpërdrejt, dhe qytetaret duhet te jenë të informuar për të gjitha ngjarjet, të gjitha takimet dhe mbledhjet janë të hapura dhe transparente, unë kërkoj që edhe shoqëria civile duhet të jenë më aktive në mënyrë që të ndikon në rritjen komunikimit dhe transparencës”, tha Begaj.

Ndërsa prezantimin e projektit e bëri përfaqësuesi nga OSBE Ysuke Hara, ku prezantoi disa nga objektivat e projektit, si rritja e kuptimit të mekanizmave ekzistues dhe praktikave të komunikimit të brendshëm. Identifikimi I sfidave dhe diskutimi rreth zgjidhjeve të mundshme për komunikim dhe koordinim më të mirë përbrenda bashkëpunëtorëve/zyrtarëve komunal etj.

Po ashtu gjatë kësaj punëtori ka pasur edhe diskutim rreth shkëmbimit të informatave për brenda drejtorive komunale, diskutimi rreth sfidave lidhur me dokumentet publike dhe kërkesave administrative, diskutimi rreth komunikimit në mes të autoritetit ekzekutivit dhe legjislativ

Prezantimi rreth ndryshimeve/plotësimeve në rregulloren komunale për transparencë etj., ku dhe gjatë këtyre diskutimeve janë nxjerrë edhe rekomandime me qellim të përpilimit të strategjisë së komunikimit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Lajmet e Fundit