15.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Bekim Gashi zgjedhet kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së

Dr. Sc. Bekim Gashi, të enjten, me votim unanim është zgjedhur kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, i cili është organi më i lartë i këtij institucioni. Ndërsa zv.kryesues është zgjedhur Prof. Dr. Abdullah Zejnullahu.

Zgjedhjen e tyre e kanë përshëndetur të gjithë anëtarët e KD-së, duke ju uruar suksese në drejtim të këtij organi të rëndësishëm të UPZ-së.

Kryesuesi i deritashëm i KD-së së UPZ-së, Prof. Dr. Abdulla Aliu, me rastin e pranim dorëzimit të detyrës i falënderoi të gjithë anëtarët e KD-së dhe Rektorin, Prof. Dr. Ramë Vataj, për bashkëpunim korrekt në të mirë të institucionit. Aliu i uroj sukses në punë kryesuesit dhe zv.kryesuesit të ri të KD-së, duke ju ofruar bashkëpunim të plotë në avancimin e proceseve në të cilat gjendet UPZ. Gjithashtu edhe Rektori Vataj dhe anëtarët e tjerë të KD-së e falënderuan për punën e bërë kryesuesin e gjertanishëm dhe e uruan për detyrën e re kryesuesin Gashi, duke i dëshiruar suksese.

Kryesuesi i ri i KD-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, pasi i falënderoi anëtarë te KD-së për besimin e dhënë për drejtimin e këtij organi të rëndësishëm, shprehi mirënjohje të sinqertë për punën e mirë që ka bërë kryesuesi i deritashëm i KD-së së UPZ-së, në proceset e rëndësishme që ka kaluar universiteti, duke e theksuar kontributin konstruktiv dhe vendimtar në rregullsinë e procesit të zgjedhje së menaxhmentit të ri.

Edhe zv.kryesuesi i KD-së, Prof. Dr. Abdullah Zejnullahu e mbajti fjalë rasti duke i falënderuar anëtarët e KD-së për besimin e dhënë. Një ashtu edhe Zejnullahu falënderoi kryesuesin e gjertanishëm, për punën e mirë që ka bërë në drejtim të KD-së së UPZ-së.

Në bazë të Statutit të Universitetit zgjedhja e Kryesuesit dhe zv.kryesueit të KD-së bëhet çdo një vit. Këshilli Drejtues është organi më i lartë qeverisës së Universitetit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture në Prizren: Tre persona të lënduar

Në Prizren, më 29 prill 2024 në ora 07:50,  ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture. Përveç dëmeve materiale, tre persona...

Gjendet një mjet shpërthyes në fshatin Kijevë të Malishevës

Një mjet shpërthyes është gjetur në fshatin Kijevë të Malishevës. Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se derisa ishte...

Lajmet e Fundit