17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Vdes kosovari 14-vjeçar i aksidentuar në Rrëshen

Ka ndërruar jetë një 14-vjeçar, i cili u aksidentuar pak ditë më parë në Rrëshen. Bëhet fjalë për shtetasin E. Bytyçi nga Kosova që qëndronte prej disa ditësh në mbikëqyrje në reanimacion, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Më 27 korrik në segmentin Milot-Rrëshen, 5 kilometra nga rruga e Kombit ndodhi ngjarja e rëndë, ku mbetën të plagosur 10 persona.

Në afërsi të një karburanti u përplasën një automjet tip “Ford” me targë AA 776 LD dhe një tjetër tip “Volswagen” me targa gjermane BHY 264. Nga përplasja mbetën të plagosur dhjetë persona që udhëtonin. Mes të plagosurve ishin edhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve humbi jetën ditën e sotme./Gazeta Dita/

Më Shumë

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Lajmet e Fundit