Elina Duni do të këndojë një këngë në BeerFest 5

Dje faqja zyrtare e festivalit BeerFest publikoi lajmin se këngëtarja e njohur e xhazit, Elina Duni, do të interpretojë në edicionin e pestë të këtij festivali i cili filloi sot.

Në faqen e saj zyrtare në rrjetin social, Facebook, Duni ka sqaruar se nuk do të jetë koncert i saj në kuadër të BeerFest por aty do të interpretojë vetëm një këngë, ndërkaq ka konfirmuar koncertin e së shtunës (1 gusht), në Prekaz, ku do të interpretojë bashkë me Gent Rushin, në kuadër të ditëve të mërgimtarëve.

“Nuk do të ketë koncert timin në kuadër të BeerFest-it. Është planifikuar që të këndojë vetëm një këngë me grupin sicilan, por mediat e kanë prezantuar si koncert timin”, sqaroi Duni për KosovaLive.

Sa i përket kryeqytetit, ashtu siç edhe na e konfirmoi para pak ditësh, ajo ka shkruar se do të mbaj koncert në parkun e Gërmisë, më 17 shtator dhe jo më herët.

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit