11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Vet-aksident në Suharekë, dy persona të lënduar

Një person është arrestuar pasi që duke drejtuar automjetin e tij ka shkaktuar vet-aksident.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 04:00 në fshatin Duhël, në Suharekë.

Sipas raportit të policisë, në aksident përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi si dhe pasagjeri të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Më Shumë

Lajmet e Fundit