11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Zafir Berisha me akuza të rënda për Vetëvendosjen

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha akuzon kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin, se po tregohet hipokrit në raport me votat e ardhura nga Serbia.

Sipas tij, VV po tenton të grabisë mandate me  votat e kontrabanduara nga Serbia.

Postimi në Facebook

DEMOKRACIA NË RREZIK!!!

Ata që ishin në gjendje që ta kallnin Kosovën në emër të ligjit, të drejtësisë e të patriotizmit, sot po ata janë ngritur kundër sundimit të ligjit e ne mbrojtje të votave të kontrabanduara nga Serbia.

Ky është sinjali i parë, shumë i keq se në Kosovë është rezikuar liria, pavarësia e demokracia.
DEMOKRACIA DHE SUNDIMI I LIGJIT NË ASNJË VEND DHE AS NË KOSOVË, nuk mund të ndodhë nga ata që luftojnë per të grabitur vullnetin e sovranit me vota të kontrabanduara nga Serbia.

LVV-ja, duhet ti tregoi opinionit, sa vota u kanë humbur kandidatëve te saj nga ato vota të kontrabanduara?
Pse ajo po i mbron votat e kontrabanduara e të paligjshme të ardhura nga Serbia?

Mos vallë ajo po dëshiron me vota të kontrabanduara ta grabisë të qeverisurit në Kosovë?

Pse kjo parti që nuk i donte mallrat e ardhura nga Serbia, po i dëshiron kaq shumë votat e kontrabanduara nga ajo?

Këtë sqarim LVV-ja ua ka borgj qytetarëve të Kosovës!
Zafa

Më Shumë

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit