8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Zafir Berisha: Thaçi po rehabiliton gjenocidin serb në Kosovë

Deputeti nga ‘Nisma’ për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë për gazetën “Kosova Sot” institucionet jo vetëm këto, siç tha të këtij mandati, por që nga paslufta, kanë përgjegjësi jetike, pasi nuk janë marrë asnjëherë seriozisht me çështjen e padisë kundër Serbisë për gjenocidin në Kosovë.

“Besoj se bota dhe opinioni i gjerë e ka të qartë luftën e fundit në Kosovë, ku mbi 13 mijë qytetarë janë masakruar dhe vrarë në forma të ndryshme nga policia dhe ushtria serbe dhe miliarda e miliarda dëme të shkaktuara materiale në pronat private, publike e fetare dhe në anën tjetër deklaratat e fundit të Hashim Thaçit veçanërisht janë për konsum politik dhe janë më shumë se joserioze, ngase ai njeri jep deklarata koti për padi të mundshme, sepse ka pasur edhe më herët deklarata të tilla për konsum politik dhe ditor”, tha Berisha.

Më tej, ai ka nënvizuar se është momenti i fundit dhe vendimtar që Kryeprokurori i Shtetit në këtë moment, Lumezi, që ta caktojë një ekip të veçantë të prokurorëve për ta marrë seriozisht këtë çështje pasi, siç tha ” po besoj se së paku në nivelin lokal disa komuna por edhe organizata joqeveritare kanë mbledhur shënime dhe kanë të dhëna të sakta për ato që kanë ndodh gjatë luftës. Përndryshe rasti i ‘Mushtishtit’ mendoj se duhet të shërbej si vetëdijesim për institucionet pasi në momentin kur nuk veprojnë ato, atëherë vepron populli”.

Ndërsa vizitat e fundit të Thaçit, Berisha i ka cilësuar se ato janë vetëm për ta rehabilituar krimin dhe gjenocidin serb në Kosovë ose për ta barazuar luftën çlirimtare që e kanë bërë shqiptarët dhe luftën okupuese të cilën e kanë bërë serbët.

“Veçanërisht kur kihet parasysh se logjika dhe mentaliteti serb, ka qenë asisoj se në raste të caktuara vetë kanë bërë vrasje të civilëve serbë vetëm e vetëm për ti akuzuar shqiptarët dhe nderimi para një pllake, ku drejtpërdrejt shqiptarët përpos që fyhen dhe akuzohen pa kurrfarë argumenti nënkuptohet se Hashim Thaçi d.m.th politikën dhe gjenocidin serb në Kosovë e legalizon me këto vizita”, ka theksuar deputeti Zafir Berisha. /Kosova Sot

Më Shumë

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

“Më shumë fliste për shqiptarët në Maqedoni, se sfidat e Kosovës”: Totaj tregon detaje për takimin me Kurtin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj interesant nga takimi me kryeministrin Albin Kurti. Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte...

Lajmet e Fundit