17.7 C
Prizren
E diel, 7 Qershor, 2020

Limaj: Një barnatore e ka ndihmuar Malishevën me masa mbrojtëse më shumë se qeveria

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit, Endrit Shala, kanë vizituar komunën e Malishevës, ku janë pritur nga udhëheqja komunale dhe drejtori i Qendres se Mjekesisë familjare në Malishevë.

Limaj i ka shprehur mirënjohje kryetarit të komunës dhe stafit shëndetësor për angazhimin dhe masat që kanë marrë për të tejkaluar krizën e përhapur me COVID-19.

Lideri i Nismës ka apeluar qytetarët që të respektojnë të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sepse në këtë situatë, ai thotë se të gjithë duhet të kryejnë rolin dhe detyrat e veta.

Nga aty, Limaj ka shprehur shqetësimin për furnizimin me mjete elementare që ka bërë ministria e Shëndëstisë për komunën e Malisheveës.

“Kërkoj urgjent nga ministria e Shëndetësisë të merr masa dhe të bëj furnizime të plota për qendrën shëndetësore dhe për komunën e Malishevës. Duhet furnizim masiv dhe serioz dhe në shërbim të plotë të parandalimit të përhapjes së virusit. Është shumë e habitshme që një barnatore ka ndihmuar komunën më shumë se qeveria e Kosovës, është për çudi që ende ministri i Shëndetësisë ende nuk e ka kontaktuar komunën e Malishevës”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Malishevë.

Ai ka kërkuar që të rriten testimet me qëllim që të lokalizohen sa më shpejt rastet me virus.

“Ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin dhe të bëjmë përpjekjet tona për të ndihmuar komunat e Kosovës”., ka shtuar Limaj.

Edhe kryetari Ragip Begaj dhe drejtori Nuhi Morina kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me institucionet qendrore të cilat i kanë neglizhuar këtë komunë me furnizim të masave elementare.

Komuna e Malishevës është më e prekura në Kosovë nga COVID-19./Ekonomiaonline/

- Advertisement -

Më Shumë

Shaqir Totaj: 1 Qershori, një ditë festive

Shaqir Totaj uroi fëmijët për festën e 1 Qershorit, duke thënë që dhurata më e madhe e kësaj shoqërie janë fëmijët. Sipas Totajt, 1 Qershori,...

Coutinho te Tottenham? Mourinho merr vendimin përfundimtar

Philippe Coutinho dëshiron të luajë përsëri në Premier League. Fantazisti brazilian është i dëmtuar dhe e ka mbyllur huazimin me Bayern Munchen. Ai do...

Pezullohet vendimi për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike prej sot ka pezulluar kontratën për pagesën e tarifës prej 22 eurove për dezinfektim të mauneve...

Plaçkitet një shkollë në Prizren

Persona të panjohur kanë hyrë me forcë të hënën në objektin e një shkolle në Prizren dhe kanë vjedhur pajisje shkollore. Kjo është bërë e...

Limaj përkujton bashkëluftëtarët: Ishin djemtë më të mirë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar katër bashkëluftëtarët e tij në 21 vjetorin e rënies. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vlerësuar...

Mali i Zi hap kufirin me Kosovën

Nga e hëna, Mali i Zi do të lejojë hyrjen e qytetarëve të 26 vendeve, në mesin e tyre edhe ata që vijnë nga...

Pandemia ua humb 45 për qind të qarkullimit bizneseve

Në Administratën Tatimore të Kosovës nuk është arritur të realizohet plani i të hyrave për periudhën janar-maj për shkak të pandemisë Covid-19. ATK-ja për...

FOTOREPORTAZH: Amerika jashtë kontrollit!

Katër policë u qëlluan në St. Louis, SHBA, natën e shkuar, teksa u mbush java me protesta të dhunshme, pas vdekjes së George Floyd.         Ndërkohë,...

Djali i Fatmir Limajt thotë se s’do të jetë Ministër në Qeverinë Hoti

Djali i Fatmir Limajt, Durimi ka mohuar se do të jetë Ministër në Qeverinë Hoti. Ka thënë se përmendja e tij si Ministër është...

Nga e hëna 24 orë lëvizje, ata që hyjnë në Kosovë nuk vetizolohen, njofton ministri Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie në mbrëmje, ka komunikuar masat e reja lidhur me pandeminë Covid-19. Ai tha se nga...

Kjo është Qeveria Hoti

Kosova tashmë ka një qeveri të re në krye me Avdullah Hotin e LDK-së. Por, cila do të jetë përbërja e ekzekutivit që vjen si...

Nënshkruhet peticioni për ndalimin e këngëve të Dua Lipës

Në Izrael është nënshkruar një peticion që bën thirrje për ndalimin e transmetimit të këngëtares shqiptare, Dua Lipës. Peticioni u kërkon stacioneve radiofonike Army Radio...

Klopp iu thotë lojtarëve të veshin maska dhe doreza

Trajneri gjerman Jurgen Klopp iu ka kërkuar lojtarëve të Liverpool-it që t’i veshin maskat dhe dorezat si masë preventive ndaj pandemisë Covid-19. Premier League do...

Haskuka shkarkon nënkryetarin dhe tre drejtorë të LDK-së

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sipas burimeve të TV Prizreni, ka marrë vendim për shkarkimin e 3 drejtorëve të LDK-së në qeverinë...

Lëvizja Vetëvendosje nuk hyn në seancë

Ka nisur seanca për votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.Në Kuvend mungon i gjithë Grupi Parlamentar i Lëvizjës Vetëvendosje. Më herët LVV nuk e kishte...

Prizrenit do t’i shtohet edhe një muze

Prizrenit po i shtohet edhe një muze. Kështu ka bërë të ditur kryetri i Prizrenit, Myhaher Haskuka përmes një shkrimi në llogarinë e tij në...

Lajmet e Fundit

Rrahje dhe gjuajtje me armë në Prizren

Katër persona janë përleshur në Prizren. Policia njofton se ka pasur edhe të shëna me armë. “Dy viktima meshkuj kosovarë për shkaqe ende të panjohura ishin...

Prizren: EC Ma Ndryshe përsërit kërkesën për shkarkimin e drejtorëve që dyshohen për shkelje të ligjit

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka njoftuar opinionin se “si pasojë e zhvillimeve të fundit, mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë LVV-LDK dhe krijimit të...

Nesër fillon mësimi për klasat e nënta: Këto komuna konfirmojnë respektimin e vendimit

Që nga dita e hënë, më 8 qershor, me vendim të Ministrisë së Arsimit, fillon mësimi plotësues për të gjithë nxënësit e klasëve të...

Rrëfimi tronditës i 27 vjeçares: Mësuesi na rreshtonte në bodrum, abuzonte me të gjitha ne

27-vjeçarja, me emrin, Adriana e cila është rritur në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka bërë sot një rrëfim tronditës. Vajza ka rrëfyer se në...

Zeka kërkon të zbatohet Pakoja Emergjente

Rikuperimi ekonomik pas dëmeve të shkaktuara nga Covid-19, mund të bëhet deri në vitin 2021 nëse nuk përsëritet ky virus gjatë këtij viti. Kështu ka...