9.5 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

LVV-ja s’ia ofron LDK-së asnjë ministri si kundërpeshë për postin e kryeministrit

Nuk do të ketë kundërpeshë për postin e kryeministrit, kanë thënë të enjten në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), subjekt ky që, sipas rezultatit preliminar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka siguruar më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Prandaj, nuk do të kalkulojë me këtë post, kur në rend dite të vihet ndarja e pushtetit me Lidhjen Demokratike (LDK), të cilën parti e sheh partner në qeverisje.

Besnik Bislimi, nënkryetar i LVV-së, ka treguar pse do të refuzohet çfarëdo negociate që lidhet me kundërvlerën për pozitën e të parit të ekzekutivit, shkruan sot Koha Ditore.

“Posti i kryeministrit në asnjë rrethanë nuk është pjesë e diskutimeve. Ky post nuk negociohet meqë është përcaktuar me votë”, i ka thënë gazetës Bislimi. “Rrjedhimisht as mund të tregtohet e as balancohet me diçka tjetër”.

Mbështetur në rezultatet përfundimtare të publikuara të enjten nga KQZ-ja, LVV-ja ka siguruar 26.15 për qind të votave, e pasuar nga LDK-ja me 24.45 për qind. Kjo përqindje, të parës ia siguron 32 deputetë, e të dytës 29. Kësisoj, subjektet në mandatin që ndodhet në përmbyllje ishin në opozitë, tani bashkërisht kanë siguruar shumicën prej 120 ulëseve sa i ka Kuvendi.

Edhe për kah numri i votave që kanë siguruar kandidatët për deputetë që ishin të nominuar për kryeministër, prin ai i LVV-së. Albin Kurti ka marrë gjithsej 183.868 vota, ndërsa e nominuara e LDK-së, Vjosa Osmani, 176.188 vota.

Imer Mushkolaj është publicist dhe thotë se, duke qenë se posti i kryeministrit është më i rëndësishmi në Qeveri, ai shton apetitet e partisë së dytë për të kërkuar më shumë hise. Por, konsideron se, si kundërvlerë për të nuk duhen parë pozitat ministrore.

Më Shumë

Gjendet mjet shpërthyes në një oborr në Rahovec

Një person në Rahovec ka njoftuar policin se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes teksa po pastronte oborrin e shtëpisë së tij. Sipas...

Vdes papritur një 48-vjeçar gjatë një ceremonie varrimi në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi. Siç mëson Sinjali, ngjarja...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit