13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Malishevë, filloi punën komisioni për vlerësimin e ndikimit në ekonomi gjatë pandemisë

Komisioni i Komunës së Malishevës, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonominë e Malishevës, gjatë kohës së pandemisë, ka filluar punën e tij dhe së shpejti do filloj edhe me vlerësimin e dëmit, apo ndikimit të pandemisë në ekonominë e Komunës së Malishevës.

Kryetari i këtij komisioni, Adem Mazreku, i ka njoftuar anëtarët e komisionit me detyrat që kanë, si dhe ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do të plasohet edhe një pyetësor online, ku të gjitha bizneset e Komunës së Malishevës, do të mund ti paraqesin të dhënat e bizneseve dhe ndikimi në punën e tyre gjatë kohës së kufizimit të punës së tyre dhe në tërësi për ndikimin e pandemisë.

Po ashtu, përmes organeve komunale, të gjitha bizneset do të njoftohen për pyetësorin, si dhe për punën e komisionit, përmes së cilit synohet të vlerësohet ndikimi i pandemisë në ekonominë e Komunës së Malishevës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

Lajmet e Fundit