25.4 C
Prizren
E mërkurë, 12 Gusht, 2020

“Mbështetja e PDK-së ndaj qeverisë Hoti pritet të kurorëzohet me bashkëqeverisje”

Votimi i rishikimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës e vuri në pah mbështetjen e PDK-së karshi qeverisë Hoti. Përkitazi me këtë, përfshirja e PDK-së në qeverinë e kryesuar nga LDK-ja, po shihet të jetë e pashmangshme në periudhën aktuale politike.

Mungesa e numrave në Kuvend të shefit të ekzekutivit, Avdullah Hotit dhe propozim-aktakuza ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit po konsiderohet nga njohësit politikë si ndër arsyet e përfshirjes së partisë së këtij të fundit në qeveri. Derisa modalitetet e përfshirjes së PDK-së në ekzekutiv po ndërlidhet dhe me marrjen e postit të presidentit.

Një mundësi të tillë po e sheh si jo të befasishme, analisti politik, Albinot Maloku, i cili për KosovaPress, thotë se ky bashkëpunim do të konkretizohet.

“Ky bashkëpunim me siguri që mund të jetë i konkretizuar si pasojë e vullnetit të palëve, por edhe si pasojë e mosfuqisë politike brenda Kuvendit të Kosovës të qeverisë aktuale. Ju e dini shumë mirë që qeveria aktuale ka 61 deputetë, shto situatën që ndodhi më përpara ngeli në 58 deputetë në kuptimin e mundësisë dhe forcës politike për të shtyrë ligje ose të ngjashme. Këtë rrafsh mundësia për të pas një koalicion shtesë pas koalicionit aktual mes LDK-së dhe PDK-së nuk do të kishte me qenë në asnjë formë befasi”, thotë ai.

E përfshirjen e PDK-së në koalicionin qeverisës e sheh edhe njohësi tjetër politik, Krenar Shala. Ai thotë për KosovaPress, se qëllimi i partisë opozitare është shmangja e zgjedhje në këtë periudhë kohore.

“Kemi të bëjmë me një situatë pas aktakuzave ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së. Situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe tashmë është evidente që PDK-ja do të tentojë t’i bashkohet qeverisë me çdo kusht në mënyrë që të shmangen zgjedhjet sepse ato shkaktojnë frikë të madhe për partitë e vjetra, gjasat janë shumë të mëdha që PDK-ja të pajtohet në qeveri pa kushte, pra pa asnjë kushte”, thotë ai.

Ndërkaq, drejtoresha e CiviKos, Donika Emini konsideron se nëse PDK-ja do të përfshihet në qeveri, automatikisht do të diskutohet pozita e të parit të shtetit.

“Duke i marrë parasysh rrethanat dhe manovrat politike në Kosovë besoj që kjo do të ishte lehtë e besueshme. Sa do të ishte legjitime ajo qeveri është një problem tjetër sepse po bëhet rokada e dytë brenda një viti duke rrëzuar një qeveri, formuar një qeveri të re pasuar mandatin tek partia e dytë, pastaj po zgjerohet për t’iu përshtatur një agjende politike në nivel ndërkombëtar. Konsideroj se nëse ka përfshirje eventuale të PDK-së normalisht që do të diskutohet pozita e presidentit”, thotë ajo.

KosovaPress ka tentuar të marrë qëndrimet e dy partive për një bashkëqeverisje të mundshme, mirëpo përkundër insistimit në PDK dhe LDK nuk kanë pranuar të deklarohen.

Ndërkohë, një bashkëpunim të tillë, tërthorazi e kërkoi edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa disa ditë më parë, i cili tha se Kosova ka nevojë për qeveri stabile dhe forcim të shtetit.

- Advertisement -

Më Shumë

Biden përzgjedh kandidatën për zëvendëspresidente të SHBA-ve

Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhje së bashku me...

Rreth 100 milionë euro më pak të hyra në arkën e shtetit

Si pasojë e pandemisë COVID-19, buxheti i shtetit të Kosovës brenda gjashtë muajve ka më pak të hyra për afro 100 milionë euro krahasuar...

Vaksina ruse anti-COVID regjistrohet më 12 gusht, në tetor nis vaksinimi i popullatës

Vaksina ruse kundër COVID-19 e zhvilluar nga Instituti për Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Gamaley”, do të regjistrohet më 12 gusht, derisa për tetor planifikohet që...

Këta janë dy laboratorët e licencuar në Prizren për testime të COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka licencuar 29 laboratorë për të kryer testime për COVID-19. Në Prizren...

Kina paralajmëron sanksione ndaj politikanëve amerikanë

Ministria e Jashtme e Kinës ka paralajmëruar se do të aplikojë sanksione ndaj zyrtarëve të SHBA-së, përfshirë edhe senatorët Ted Cruz e Marc Rubio,...

Familja Beqiri nga Dragashi në hall me sëmundje dhe skamje (VIDEO)

Një familje nga Dragashi nuk po ka mundësi që ta dërgojë për shërim jashtë vendit anëtarin e vet 14 vjeçar. Ai vuan nga deformimi i...

13 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK...

Nga sot qytetarëve u shpërndahen paratë e pakos emergjente

Nga e sot, e hënë, do të nis ekzekutimi i pagesave për qytetarët dhe bizneset nga pakoja emergjente. Kjo është bërë e ditur me anë...

KMDLNJ-ja kundër çmimit prej 50 eurove të testeve anti-COVID në laboratorë privatë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, pas certifikimit të 33 institucioneve shëndetësore private për...

Anulohet testi i arritshmërisë në Kosovë për këtë vit shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që ta anulojë testin e arritshmërisë për vitin shkollor 2019/20. Vendimin për anulimin e testit për nxënësit...

Prezantohen anëtarët e jurisë në DokuFest 2020

DokuFest ka prezantuar sot anëtarët e jurisë për edicionin e 19, i cili për herë të parë do të mbahet në sferën digjitale nga...

Arrestohen dy pronarë të lokaleve në Landovicë të Prizrenit

Dy pronarë të lokaleve janë arrestuar në fshatin Landovicë të Prizrenit. Ata dyshohen për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë. Sipas policisë, të dyshuarit janë zënë...

Deputeti Ukaj: PDK është marrë me gjykata jo me Prizrenin, VV edhe më keq se PDK

Deputeti gjaknxehtë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhavit Ukaj për “Indeks-Intervistë” ka komentuar qeverisjen e dy partive politike PDK dhe VV në...

Balaj-Halimi: Inicimi i mocionit nuk është serioz

Zv.kryeministrja, Albulena Balaj Halimi, ka thënë në Prime Time të Kanal10 se, inicimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti nuk është serioz. “VV-ja nuk...

VV-ja në pritje të PDK-së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti

Pas nisjes së mbledhjes së nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se janë duke e pritur Grupin parlamentar...

Marina heq dorë nga flokët bjonde, nuk njihet fare me ‘look’-un e ri

Marina Vjollca është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Prej kohësh në botën e televizionit, Marina e kemi parë me një...

Lajmet e Fundit

16 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK...

11 persona humbin jetën nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe raste të vdekjes si pasojë e...

Prizren: Një muaj paraburgim për bujanovcasin që u kap me 5.5 kg drogë në Vërmicë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës me shkrim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e...

Arrestohet një femër në Suharekë, i shkoi në shtëpi një mashkulli dhe e ngacmoi

Policia e Kosovës, dje në Suharekë, ka arrestuar një femër si të dyshuar për ngacmim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24-orësh të PK-së, e dyshuara i...

Filloi rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, në veçanti të infrastrukturës rrugore në fshatra, ka filluar rregullimi...