1.1 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Mbi 13 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën

E diela ishte dita me numrin më të lartë të infektimeve me koronavirus në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mbi 230 mijë rastesh u shënuan në 24 orët e fundit, shumica e të cilave në SHBA.

Ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 13 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 13.041.698 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 3.413.995 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (1.866.176), India (879.466), Rusia (727.162), Peruja (326.326), Kili (315.041), Spanja (300.988), Meksika (299.750), Britania (289.603), Afrika e Jugut (276.242), Irani (257.303), Pakistani (251.625), Italia (243.61) dhe Arabia Saudite (232.259).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 212.993.

Vendet e tjera me të paktën 70 mijë të infektuar janë Gjermania (199.950), Bangladeshi (183.795), Franca (170.752), Kolumbia (150.445), Kanadaja (107.590), Katari (103.598), Argjentina (100.166), Kina (83.602), Egjipti (82.070), Iraku (77.506), Indonezia (75.699) dhe Suedia (74.898).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 571.660 persona. Ndërkaq, rreth 7,6 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

Më Shumë

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas të dhënave të...

Arrestohet një polic në Vërmicë, dyshohet se me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi...

Lajmet e Fundit