6.8 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Ministrja Dumoshi priti në takim kryetarin e KOK-ut dhe disa nga krerët e Federatave Sportive

 

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe disa nga krerët e Federatave Sportive, Kryetarin e FFK-së Agim Ademi, Sekretarin e FFK-së Eroll Salihu, Kryetarin e FHK-së, Eugen Saraqini, Kryetarin e FBK-së Arben Fetahu, Sekretarin e FVK-së Valon Nikqi, dhe Sekretarin e FNK-së Astrit Haliti, në këtë takim u diskutua lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr.01/07 të datës 11/03/2020 me qëllimi të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, ku nga afër u diskutua zbatimi i këtij vendim duke ditur që pjesëmarrja e qytetarëve në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë është në masë të madhe për të përcjellë aktivitetet të cilat janë të planifikuar nga organizatat sportive, kulturore dhe rinore sipas agjendave dhe kalendarit të aktiviteteve.

Gjatë këtij takimi bazuar në diskutimet u nxorën disa konkluzione që si masa parandaluese në pajtim me Vendimin do të pezullohen aktivitetet tek grup moshat e reja sipas procesit të pezullimi në sistemin arsimor (Stërvitjet në klubet, shkollat e sportit, kuvendet e punës të organizatave sportive,dhe tryezat të ndryshme), deri në Vendim tjetër nga Qeveria e Kosovës.

Komunat e Kosovë do të jenë në funksion të veprimeve si masa parandaluese do t’i dezinfektojnë objektet sportive në mënyre që aktivitet dhe garat të zhvillohen me numrin e caktuar sipas këtij Vendimi.

Ministrja Dumoshi falënderojë krerët e Komitetit Olimpik dhe të Federatave Sportive për bashkëpunimin dhe seriozitetin që të kemi vëmendje të shtuar. Fatmirësisht nuk kemi as një rast të konfirmuar nga institucionet shëndetësore dhe si MKRS do të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha organizatat sportive që të merren masa parandaluese duke ngritur nivel të prioritetit të veçantë.

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuar për ryshfet në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy...

Policia shqipton 1,506 tiketa dhe arreston 41 persona

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 aksidente me të lënduar dhe 72 aksidente me dëme materiale, ndërsa...

Lajmet e Fundit