Mourinho “kapet” me VAR-in, ja çfarë thotë

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka thënë se VAR-i i bën dëm futbollit, pas disfatës që pësoi skuadra e tij kundër Sheffield Unitedit të enjten. Portugezi e shprehu besimin e tij se gjyqtari duhet të jetë kryesori në fushën e lojës.

Tottenhami e pësoi disfatën e 11-të të sezonit në Bramall Lane, pasi që Sheffield Unitedi arriti të marrë fitore me rezultat 3:1 falë golave të shënuara nga Sander Berge, Lys Mousset dhe Oli McBurnie.

Berge e zhbllokoi rezultatin e ndeshjen pas rreth 30 minutave lojë, por Harry Kane u duk se e barazoi rezultatin pas dy minutave, pas një vrapimi mbresëlënës nga Lucas Moura.

Megjithatë, festa e Tottenhamit nuk zgjati shumë, pasi që VAR-i e anuloi atë gol me arsyetimin se Moura e kishte prekur topin me dorë gjatë një ndërhyrjeje jashtë zonës së penalltisë.

Gjyqtari Michael Oliver e anuloi golin e Kane, i cili megjithatë shënoi më vonë. Por, goli i Kane s’ishte i mjashtueshëm dhe Sheffieldi i mori tre pikët e ndeshjes – rrjedhojë kjo që e la të pakënaqur Mourinhon.

 

“Mendoj se nuk mund ta them atë që e ndiej. Nuk është gjyqtari kryesori më. Kryesori tani është gjyqtari ndihmës, burrat dhe gratë me flamuj tani janë ndihmësgjyqtarë të gjyqtarit ndihmës”, ka thënë Mourinho.

“Gjyqtari duhet të jetë kryesori në fushë. Ne po shkojmë drejt një gjëje që është shumë e dëmshme për një sport që ne e quajmë sporti i bukur”.

Më Shumë

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Totaj pret përfaqësuesit e EBRD-së, diskutohet projekti 5 milionë euro për efiçencë energjetike në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur Drejtoreshën Menaxhuese të European Bank for Reconstruction and Development për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, së...

Lajmet e Fundit