13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Nisin hetimet rreth aksidentit në ajër të 27 vjeçarit nga Vushtrria, i cili vdiq në Korishë të Prizrenit

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, ka marrë vendim për hapjen e hetimeve lidhur me aksidentin fatal mes dy paragllajdistëve në fshatin Korishë të Prizrenit, pasditen e 19 korrikut, si pasojë e të cilit vdiq 27-vjeçari nga Komuna e Vushtrrisë, Fatos Gërxhaliu.

Vendimi i cili u nënshkrua nga kryesuesi i këtij komisioni, Mirsim Beqiri, ka emëruar hetuesin e KHAIA-së, Arben Gashin, si hetues përgjegjës lidhur me këtë rast.

“I emëruari sipas nevojës mund të përdorë të gjitha kapacitet dhe koordinimin me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke u bazuar në Legjislacionin në fuqi për realizimin e këtij hetimi”, thuhet në vendimin e siguruar nga Gazeta Sinjali.

Gashi obligohet që të përgatisë një raport të detajuar lidhur me këtë rast.

KHAIA kishte paralajmëruar hapjen e hetimeve lidhur me këtë aksident më 20 korrik, kur njoftoi për vdekjes e Gërxhaliut dhe lëndimin e 23-vjeçares, Jona Gegaj.

“Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren. KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të KHAIA-së.

Më Shumë

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Lajmet e Fundit