16.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Një i shëruar dhe asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë

Sot një person nga Komuna e Malishevës, është shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës.

Numri i rasteve aktive me covid-19 në Malishevë, ka rënë 17 raste.

Gjendja e përgjithshme e situatës me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 241 raste të prekur me virusin korona. Prej tyre, 202 persona janë shëruar plotësisht, 22 persona kanë vdekur, ndërsa 17 persona vazhdojnë të jenë aktiv me covid-19.

Më Shumë

8 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA, Ademi: Aty filloi një epokë e re për FFK-në

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar 8-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Ademi ka thënë se ky vendim i...

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Lajmet e Fundit