0 C
Prizren
E enjte, 22 Tetor, 2020

TopChannel publikon aktakuzën për Thaçin e Veselin, përmenden edhe emra të tjerë

Ngritja e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa  prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK , nga prokurori special  më 24 Qershor 2020 , tronditi edhe njëherë tjetër të gjithë Kosovën.

Nga momenti bërjes publike të akuzave e deri më sot, janë ngritur shumë  pyetje se çfarë provash kanë siguruar prokurorët special? Kush janë episodet e dyshuara se janë konsumuar krime lufte?

Cili është numri që humbën jetën në paraburgimet e UÇK -s përfshi personat e ekzekutuar  dhe më kryesorja cilët janë dëshmitarët e kësaj dosje të Hagës.

Nga një burim në prokurorinë speciale në Hagë, TopChannel disponojmë dosjen e plotë me mbishkrimin kofidenciale,e cila ka mbi 260 faqe. Kjo dosje është baza e ndërtimit të aktakuzës nga prokurori special, shkruan TopChannel.

Top Channel nuk do të publikojë asnjë emër apo detaj që identifikon, dëshmitarët e prokurorisë speciale, të përmendur në  këtë dosje.

Kjo Dosje e Hagës ka përfunduar së përpiluari në Dhjetor 2019 dhe  është një përmbledhje ekzekutive të rrethanave për krimet e dyshuara.

Prokurorët thonë se dy ishin kategoritë e personave të shënjestruar në mënyrë agresive nga UÇK  e si pasojë prodhuan 87 viktima.

Kapitulli i parë ndalet në krimet e prodhuara si pasojë e torturës dhe trajtimit çnjerëzor të atyre që UÇK  i kishte shpallur si bashkëpunëtor të Serbisë apo tradhtarë, ku përfshihen edhe  njerëzit e LDK-s me qasje kundra çlirimit me armë të Kosovës.

Ky kapitull ndalet edhe në rrolin e ndalimit arbitrar dhe kushte jo humane të tyre në paraburgime në disa zona bastione të UÇK -s.

Më pas renditen disa vrasje jashtë këtyre paraburgimeve ndodhur në zonën e maleve të Berishës.

Dhënia e dënimit të padrejtë e më pas ekzekutimi përfshi persekutimi janë  pjesë e aktakuzës.

Në kapitullin dy, titulluar qëllimi i përbashkët, më nëntitull “ishte një qëllim i përbashkët vënia nën kontroll e Kosovës” në plot 33 faqe prokurorët shpjegojnë krijimin e UÇK dhe përplasjen e fortë me LDK-n, nga kupola themeluese e UÇK .

“Përgatitjet dhe zbatimi qëllimit të përbashkët” titullohet kapitulli i tretë në këtë dosje të Hagës.

Në faqen e parë të kësaj dosje radhiten provat për të themeluar përgjegjësitë e nivelit të lartë drejtues të UÇK, për krime të ndodhura në disa pika paraburgimi gjatë periudhës kohore 1998/1999, raporton TopChannel.

Nga analiza e provave të mbledhura, prokurorët special thonë se potencialisht mund të akuzojnë 5 persona të cilët janë.

Azem Syla, Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Në faqen tre të dosjes prokurorët nisin  të sqarojnë atë që e quajnë Lidhja kriminale e përgjegjësisë,  megjithatë nënvizojnë se me gjasë do të duhet një analizë e mëtejshme.

“Në mënyrë relative ka prova të limituara për pjesëmarrje direkte për  ata që mund potencialisht të akuzohen për krime si dhe ato prova për pjesëmarrje që ekzistojnë,  nuk janë domosdoshmërish të lidhura me krime që heton  Prokuroria Speciale ne mënyrë që të ngrejë akuzat”. thuhet në dosje.

Megjithatë paçka se vetë  prokurorët e pranojnë se kanë prova të limituara ata këmngulin se të akuzuarit do ta kenë të vështirë të mohojnë mospasjen dijeni për vendet e paraburgimit.

Prokurorët theksojnë se provat që kanë demonstrojnë,  se shumica e paraburgimeve ishin diçka qendrore e strukturave të  UÇK  dhe njëkohësisht baza të forta të kësaj ushtrije,  në zonat e Llapashticës dhe Likocit përfshi Drenocin e Jabllanicën.

 Të gjithë të akuzuarit thonë prokurorët, janë pjesa udhëheqëse e hierarkisë së UÇK  dhe këto krime mund ti faturohen edhe personave të tjerë si Rustem Mustafa, Lahi Brahimaj dhe Sylejman Selimi të dënuar më parë për krime lufte. Për Xhavit Halitin
dhe Sabit Gecin kërkojnë krijimin e dosjeve të veçanta për të parë mundësinë e  fajësisë së tyre.

Prokurorët në faqen të dosjes, flasim për tortura dhe atë që e përshkruajnë si  trajtim çnjerëzor të atyre që UÇK  publikisht i konsideronte tradhtar dhe bashkëpunëtor të Serbisë, duke theksuar se përtej dyshimit të arsyeshëm, ka prova se ushtarët e UÇK  kanë konsumuar krime përmes torturës dhe trajtimit çnjerëzor.

- Advertisement -

Më Shumë

Keqpërdori detyrën zyrtare, një punëtor i postës përjashtohet nga puna

Një punëtor i Postës së Kosovës është përjashtuar sot nga puna, kanë bërë të ditur nga ky institucion përmes një njoftimi për media. Nga posta...

Prizren, 5 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.716 raste, kurse...

Prokuroria kërkon dënim sipas ligjit, mbrojtja kërkon lirimin e Hafir Gallopenit, i akuzuar për përvetësim në detyrë

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, janë dhënë fjalët përfundimtare ndaj të akuzuarit për veprën penale përvetësimi në detyrë, Hafir Gallopeni. Në fjalën e...

Në shtratin e vdekjes, Dostojevski i tha gruas së tij: Nuk të kam tradhëtuar as edhe me mendime

Kur Dostojevski i shkroi të dashurës së tij Marias thotë: “Në rrugën ku jeton ti, jetojnë nëntë gra më të bukura se ti, shtatë të...

Limaj për vjedhjen në Thesar: Mos të ngutemi, le të merret hetuesia me rastin (VIDEO)

Kryetari i Nisma Sociale Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk duhet dhënë ngjyrime partiake rastit të fundit të bartjes së dy milionë eurove...

Rexhaj i VV-së: LDK dhe PDK bënë gabim historik me Asociacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në emisionin “Debat” të RTK-së ku po diskutohet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka...

Dështon sërish votimi për heqjen e homologimit të veturave

Kuvendi i Kosovës, nuk ka miratuar heqjen e homologimit për veturat në seancën e së premtes, pikë kjo e cila nuk ishte miratuar  në...

Hoti fton bizneset që të përditësojnë të dhënat në EDI

Në një postim në "Facebook" Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti , ka thënë se shumica e bizneseve i kanë pranuar subvencionet në bazë të...

Tre anëtarë të një familje vdesin në aksident trafiku në Gjermani derisa po ktheheshin nga Kosova në Zvicër

Tre anëtarë të një familje nga Kosova kanë humbur jetën në Gjermani sot në një aksident trafiku. Ata ishin duke u kthyer nga Kosova ku...

A do ta kandidojnë Vlora Çitakun për presidente? Përgjigjet nënkryetari i PDK-së

I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, është pyetur nëse nga kjo parti do të kandidohet për presidente Vlora...

Sot luhet derbi Inter-Milan, si pritet të rreshtohen ekipet

Sot luhet derbi i Milanos për llogari të javës së katërt në Serie A. Interi “pret” Milanin në “San Siro”, takim që nis në...

Prizren, dështon seanca ndaj të dyshuarit për kontrabandim me migrant

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca hetuese e veçantë ndaj Faton Krasniqit, i dyshuar për kontrabandim me migrant. Shkak...

Kështu duhet të aplikoni për të marrë 10-përqindëshin nga Trusti

Në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike, Qeveria e Kosovës ka paraparë që qytetarët të mund të nxjerrin 10% nga Fondi Pensional. Në këtë pjesë...

Seks para apo pas ndeshjes, kështu u përgjigj ylli i Kosovës

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës dhe klubit francez Reims, Valon Berisha ka zbuluar disa detaje interesante rreth jetës së tij, shkruan Insporti.com. Mesfushori i Berishës...

Kemi kaq shumë botime e nuk kemi letërsi

Shkrimtarët kanë nevojë të vlerësohen jo vetëm nga lexuesit, por edhe nga institucionet. Kudo në botë, në shtetet me funksionim normal, për shkrimtarët organizohen...

Puna nga shtëpia po dëmton shumë sektorë të ekonomisë

Kur miliona njerëz nuk do shkojnë e vijnë më çdo ditë në metropole, kjo do të këtë pasoja dramatike në sektorë të ndryshëm të...

Lajmet e Fundit

Prizren: Dënohet me vetëm 3 mijë euro pronari i kompanisë ku i vdiq punëtori 17-vjeçar

  Dy vjet më parë, një 17-vjeçar kishte vdekur në vendin e tij të punës, pas një aksidenti. E për këtë rast, Gjykata Themelore në...

Zëvendëskryeministrja shkarkon këshilltaren për të cilën u tha se babai i saj përfitoi nga 2 milionë eurot e vjedhura

Zëvendëskryeministrja e parë, Albulena Balaj-Halimi ka liruar nga detyra këshilltaren e saj Hajrie Gashi për të cilën u tha se babai i saj dyshohet...

Limaj për vjedhjen në Thesar: Mos të ngutemi, le të merret hetuesia me rastin (VIDEO)

Kryetari i Nisma Sociale Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk duhet dhënë ngjyrime partiake rastit të fundit të bartjes së dy milionë eurove...

Vjedhja e dy milionë eurove, Mustafa: Bajrami nuk duhet të dorëzohet para hajdutëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas skandalit të dy milionë eurove në Thesarin e Shtetit, të cilat janë transferuar...

Aludohet se një nga të përfshirët në vjedhjen e 2 milionëve është babai i këshilltares së zv.kryeministres

Drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se po qarkullojnë fjalë se këshilltarja e zëvendëskryeministres nga Nisma, Albulena Balaj-Halimi ëstë vajza...