4.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Nuk kishte para për varrimin, gruaja mbante kufomën e nënës në dollap

Një grua 58-vjeçare jetonte me nënën e saj të vdekur që nga 7 korriku në Kallithea të Greqisë.

Kur vdiq nëna 92-vjeçare, vajza 58-vjeçare e mbështolli atë me najlon dhe e futi trupin në dollap.

Sidoqoftë, erë e keqe që buronte nga apartamenti në katin përdhes dita ditës bëri që fqinjët të pyesnin, edhe për faktin se dy gratë ishin zhdukur nga lagja ku kishin jetuar për dekada.

58-vjeçarja fillimisht pretendoi se kishte ngordhur një mace, megjithatë, përgjigjja e saj nuk ishte bindëse, kështu që u thirrën shërbimet sociale dhe policia.

Kur oficerët e rendit shkuan në shtëpi gjetën gruan e vdekur në dollap. Vajza pretendoi se e mbante nënën e saj të vdekur në shtëpi sepse nuk kishte para për varrosjen.

Ekzaminuesi mjekësor pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes së gruas së moshuar. Sipas ERT, prokurori urdhëroi burgosjen e 58-vjeçares në një klinikë psikiatrike.

Më Shumë

Peja 03 finaliste në Ligën Unike për femra

Peja 03 është finalistja e parë e Ligës Unike e basketbollit për femra për edicionin 2026, pasi në gjysmëfinale mposhti Tiranën me rezultat 86:78,...

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste të Final 4 në Ligën Unike të meshkujve

Pas përfundimit të garave të rregullave janë përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën Unike të Meshkujve. Nga Grupi A më herët janë kualifikuar Besëlidhja dhe...

Lajmet e Fundit