5.6 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Odat ekonomike kërkojnë nga deputetët të votohet projektligji i rimëkëmbjes ekonomike

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda ekonomike amerikane në Kosovë kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të arrijnë konsensus për votim të projektligjit për rimëkëmbje.

Përmes një komunikate për media, thuhet se janë bërë gjashtë muaj nga vendosja e masave të para kufizuese me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID19 të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të paprecedentë të aktiviteteve ekonomike dhe rrjedhimisht vështirësi të mëdha në operimin e ndërmarrjeve të të gjitha industrive në Kosovë.

Derisa, sipas tyre, reagimi institucional në fazën emergjente ishte i mangët dhe i vonuar, shumë ndërmarrje vazhdojnë të ballafaqohen me kërcënim serioz në aspektin e mbijetesës dhe ruajtjes së vendeve të punës.

“Prandaj, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që duke u bazuar në nevojën e bizneseve për veprim të shpejtë për zbatimin e masave të rimëkëmbjes ekonomike, të arrijnë konsensusin e nevojshëm që do të mundësonte krijimin e legjislacionit përkatës për zbatimin e këtyre masave”, thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane kanë kërkuar nga deputetët që në seancën e sotme të aprovojnë në lexim të parë projektligjin e proceduar nga ekzekutivi, duke hapur mundësinë e plotësimit të mëtejmë të tij deri në leximin përfundimtar.

“Veprimi i shpejtë i përcjellë me masa që adresojnë në mënyrë proporcionale dëmin e shkaktuar në ekonomi, është thelbësor për shpëtimin e ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur nga pandemia COVID19, si dhe përmbajtja e thellimit të vështirësive ekonomiko-sociale, në një kohë kur vendet e tjera janë shumë para Republikës së Kosovës në aspekt të ndërhyrjes shtetërore me qëllim të drejtimit dhe zbatimit të programeve të rimëkëmbjes ekonomike. Në të kundërtën, situata ekonomike dhe sociale do të vijojë të bëhet edhe me e rëndë”, thuhet tutje në njoftim

Më Shumë

Nxënësi i shkollës dyshohet se është sulmuar nga kujdestarja e klasës në Prizren, intervistohet nga policia

Një nxënës i një shkolle fillore në Prizren dyshohet se është sulmuar fizikisht nga kujdestarja e klasës së tij. Ngjarja thuhet se ka ndodhur më...

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Lajmet e Fundit