13.8 C
Prizren
E diel, 12 Maj, 2024

Prizreni – qyteti ku jeta e njeriut më nuk ka vlerë!

Nga Adelina Hasani

Të hënën pasdite në mënyrë tragjike humbi jetën një vajzë 3 vjeçe. Ajo e humbi jetën duke mos qenë fare në dijeni për shtetin e brishtë në të cilën jetonte. Në një shtet ku interesi politik, përfitimet personale, përfitimet biznesore radhiten si prioritete. Në një shtet ku sigurimi social nuk ka kurrfarë kuptimi, ndërsa mjerimi paraqitet si një normalitet shoqëror, duke u paraqitur si një dukuri që e hasim çdo ditë. Realiteti ynë është mjerimi – por duke mos e konceptuar atë si mjerim, por si një gjendje të zakonshme për të cilën nuk duhet as të ankohemi.

Prizreni më trishton si kurrë më parë, sepse para gjithë neve e humbi jetën një fëmijë 3 vjeç, dhe ne si shoqëri nuk ishim në gjendje që ta mbrojmë atë. Ne, nuk jemi vetëm dëshmitarë të kësaj humbjeje tragjike, por ne jemi edhe përgjegjës, ndërsa fajtorët veç i dimë se kush janë. Jemi përgjegjës sepse ne i lejuam autoritetet përgjegjëse të jenë kaq të papërgjegjshme. Jemi përgjegjës sepse mjerimin e pranuam si normalitet e jo si gjendje ndaj të cilës duhet revoltuar. Ne jemi përgjegjës sepse trajtimet inferiore që i bëjnë autoritetet shtetërore ndaj neve i pranojmë si gjendje të merituar. Andaj jemi përgjegjës edhe për këtë humbje, që do t’na përcjellë në çdo hap të jetës tonë.

Kemi ardhë në gjendje që ta pyesim veten se a ka vlerë jeta e njeriut në Prizren? Me sot edhe një herë u vërtetua që jeta e njeriut ka vlerë vetëm nëse kemi të bëjmë me jetën e klasës sunduese. Nuk mund të flasim më tej për jetën e njeriut, ku sistemi politik është shndërruar në një portë që shërben vetëm për bizneset fitimprurëse. Ky tmerr i humbjes së vajzës 3 vjeçe që na ka kapluar të gjithve së shpejti do të harrohet dhe ne përsëri do të jemi të rrethuar me shtëpi që do të jenë në prag të kolapsit, derisa autoriteteve nuk do t’ju bëj përshtypje kjo gjendje e as nuk do të marrin mundimin që ti mirëmbajnë ato. Sepse prioritet nuk është jeta e njeriut, por janë interesat e afaristëve.

Të gjithë ne duhet ta pyesim veten se si do të vazhdojmë të jetojmë me këtë përgjegjësi. Megjithatë ne si shoqëri mbajmë barrën e shumë përgjegjësive. Mirëpo tani është shumë më e rëndë, sepse si shoqëri mbajmë përgjegjësinë për humbjen e jetës së një vajze që i kishte vetëm 3 vjet.

Më Shumë

Hyseni për herë të gjashtë rrëmben çmimin ‘Ylli i javës’

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 32-të...

Mbappe merr vendimin, i drejtohet me një mesazh tifozëve të PSG-së

Francezi Kylian Mbappe ka lajmëruar zyrtarisht se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit. Futbollisti francez ka thyer heshtjen dhe...

Lajmet e Fundit