11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Pse ndodhi Kumanova?

SEREMB GJERGJI

Bisedimet në Bruksel, brenda muajve do të zhvillohen për Asociacionin e Komuanve Serbe në Kosovë. Andaj, interesi i Shërbimit Sekret Serb dhe Maqedon është që të gjithë strukturën dhe super-strukturën shqiptare ta fusë në kurthen e proceseve në vazhdim; ku NE ngjasojmë me bishën dhe krijojmë terror. Si ka ardhë deri tek pushka, në një artikull tjetër!

Pavarësia e Kosovës – Stabilitet për Ballkanin ishte deklaratë e Presidentit Rugova nga vitet e 90ta e deri në vdekje. Mënjëherë pas tij, këtë deklarim e përfocoi edhe më tepër Kryeministri Thaçi. Pastaj edhe Ministri i Jashtem Hoxha. Në një ligjertaë në Univerzitetin Haxhi Zeka në Pejë, z. Hoxhaj tha se “Pavarësia e Kosovës-Stabilitet për Ballkanin”, është përkufizimi më i fuqishëm që ka Kosova në botë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që Kosova nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtarë më shpalljen e Pavarësisë.

Ngjarja aktuale në Kumanovë, që flitet që të dyja shërbimet sekrete (serbe dhe maqedone) kanë paguar rreth €20-30 milion euro për të organizuar këtë incident të armatosur dhe për të dëshmuar para botës se Pavarësia e Kosovës sjellë vetëm Dhunë dhe Terror në Ballkan dhe më gjerë. Mbi të gjitha – rritë fuqinë e të dyja vendëve t’i rrisin kërkesat ndaj vendit tonë – para aderimit në Asocim Stabilizim, Liberalizimit të Vizave dhe afër Themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe – ku po kërkohet kantonizimi Kosovës. Pengimi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës është edhe një arsye.

Incidenti i armatosur në Kumanovë, poashtu ka quar në zbutjen e gjendjes politike në Maqedoni. Aferat e përgjimeve sa nuk e shkatërruan qeverinë Gruevski. Në këtë mënyrë – shqiptarët gjithmonë kanë qënë mish për gjah – edhe kësajë radhe ndodhi e njëjta.

Pjestarët nga Kosova, shumica e të cilëve e kanë kaluar kufirin më autobus apo automjete, ishin mbledhur për të kremtuar përvjetorin e rënies së Harun Aliut (Komandant Kushtrimi). Askush se përmend këtë si fakti kryesor; andaj sumi i policisë dhe ushtrisë maqedone i kanë gjetë në gjumë.

Si ndodhi?

Shërbimi Sekret maqedon dhe serb i ka joshur ish luftarët e Kosovës me lajkat e dhunës së shtetit ndaj shqiptarëve. Madje, ky shërbim i ka pasë foto e të gjithë pjesmarrësve nga Kosova, muaj më parë – para se të ndodhë incidenti i armatosur; sepse i ka kontaktuar prej kohesh. Rreth 40 orë gjuajtje në të dyaj anët; shkatërrim në maksimum i një lagjëje; asnjë civil/familjar i vrarë. Në Kosovë, gjatë një dasme, gjuhet me revole dhe plagosë dike në anën tjetër të fshatit. Në Kodren e Diellit në Kumanovë, janë zbrazur mbi 30 mijë fishek nga të dyja anët; duke lënë anash predhat e murtajave dhe minahedhësve dhe helikopteret, por asnjë civil nuk është vrarë.

Ky sulm i shtetit maqedon ka gjetë në gjumë të gjithë grupin nga Kosova, por jo edhe banorët dhe anëtarët e grupit nga Maqedonia; ka qene një montim i harmonizuar në detaje. Transkriptat e sigurisë tregojnë se gjatë dy-luftimeve, ka pasë biseda telefonike sekrete ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Maqedonisë dhe Anëtarëve të Grupit.

Ndërsa, incidenti i mëhershëm në Gushintse, sipas të gjitha shërbimeve inteligjente ushtarake, duke filluar nga NATO e poshtë, konsiderojnë së është involvim direkt i Shërbimit Sekret Serb. Këtë e konfirmon edhe Edmond Ademi këshilltar i Zaevit në Maqedoni, në bazë të përgjimeve që i ka degjuar ai direkt.

Rasti i ka hapur rrugën përqarjës së shqiptarëve si në Maqedoni, por edhe në Kosovë. RTK, dy ditë pas vrasjeve në Kumanovë transmeton “një të ikur” duke thënë se qëllimi i shqiptarëve ishte që Maqedonia të kantonizohej si Bosnja. Diçka që i konvenon vetëm Serbisë dhe askujt tjetër. Gjithmonë shqiptarët kanë kërkuar bashkim me Kosovën – deri në Marrëveshjen e Ohrit.

Çka ka përfituar Maqedonia dhe Serbia

Levizjet e shpejta Gjeo-Politike dhe Gjeo-Strategjike të shqiptarëve në Ballkan kanë bërë që të gjithë armiqët tanë të lemerisen dhe të krijojnë strategji dhe kurtha mundësisht për secilin shqiptar. Deklaratat e udhëheqësve tanë politik; edhepse mbetën vetëm deklarata pas rastit të Kumanovës, i hapen rrugën skenarit më të fundit të thyrjës së IMAZH-it të shqiptarëve në botë; veçmas të Kosovës.

Qeveria e Serbisë arriti që artificialisht të krijoi dhe ngris edhe një herë një ser konceptesh për IMAZH-in e terrorit që Shqiptarët e Kosovës mund të bëjnë. Serbia fitoi:

1.Ndërkombëtarisht kanë shëmbuj për të mohuar Pavarësinë e Kosovës – si shtet që sjellë jo-stabilitet dhe terror në Ballkan.

2.Ka futë përqarjen politike ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe atyre nga Maqedonia.

3.Synon që serbët ta dominojnë Kumanovën – që aktualisht është 50/50 ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve (jo maqedonëve). Si fakt i rëndësishëm Gjeo-Strategjik është edhe për të dominuar në “4 Këndëshin” Kosovë-Maqedoni-Serbi-Bullgari.

4.Tash politika serbe, kërkon garanci për serbët në Kosovë – duke synuar Kantonizim të Kosovës përmes Asociacionit të Komunave Sereb në Kosovë. Bisedimet për këtë asociacion shpejt do të fillojnë në Bruksel. Tashmë udhëheqësit e shtetit serb kanë filluar të deklarojnë për pasigurinë e serbëve të Kosovës dhe nevojën për diçka të prekshme për të krijuar siguri.

5.Për të akuzuar Kosovën si një vend Terrori dhe Dhune në OKB – në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit që do të mbahet këtë javë në New York.

6.Prolongimin apo ndalimin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kurse, Maqedonia me inskenimin e bërë, gjithmonë në demë të shqiptarëve, ka arritur të ulë të gjitha tensionet nga Aferat e Përgjimeve dhe ka ngritur pasigurinë dhe dyshim tek banorët shqiptarë të Maqedonisë.

Ky vend që është në krizë të thellë, ka fituar një ser çështjësh në këtë incident të armatosur.

1.Ka zvogëluar në maksimum tensionin e aferës së përgjimeve dhe dorëheqjës së Kryeministrit Gruevski.

2.Ka arritë të parçajë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë – kjo i zvogëlon në maksimum të gjitha mundësitë e një fitore të përbashkët të shqiptarëve. Në zgjedhjet e ardhshme, shqiptarët llogaritet të fitojnë edhe më pak vende në Kuvendin e Maqedonisë – në zgjedhjet e ardhshme.

3.Ka arritur që në arenën ndërkombëtarë të ngrisë akuza se shqiptarët janë Terrorista dhe Fundamentalista.

4.Ka forcuar mitin e Shqipërisë së Madhe – me të cilin kërcenon qytetarët jo shqiptarë se shteti maqedon është në rrezik nga shqiptarët.

5.Ka ngritë ndjenjen e tradhtisë ndërmjet shqiptarëve – fakt që kohëve të fundit po diskutohet shumë nga mediat Sllave.

6.Rritet presioni për t’u shperngulur nga Kumanova dhe fshtatrat shqiptare për rreth.

7.Maqedonia, ka arritur të ftohë të gjitha raportet politike dhe diplomatike ndërmjet Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Që i jep kahje të re orientuese të gjitha politikave Strategjike të këtij shteti të brisht.

8.Shqiptarët as kësajë radhe nuk do të dalin bashk në Koalicion të Përbashkët në zgjedhjet e ardhshme – që pritet të ndodhin parakohe!

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë është dashur që të informojnë qytetarët e sajë për skenarin që mund të ndodhë. Mos të lejojnë që shqiptarët të jenë “Mish për qen”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit