11 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Për PDK-në vendimi i Kushtetueses ishte profesional

Për Partinë Demokratike të Kosovës vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte profesional.

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se vendimi i Kushtetueses ka qenë i pritshëm për faktin se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të dhënë mandatarin për ta formuar qeverinë.

“Nëse i referohemi aktvendimit të GJK-së, kjo pjesë që ka dalë deri tash, ka sqaruar se Kosova është shtet parlamentar, se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi e jo Qeveria e Presidenti. LVV-ja vazhdimisht insistoi që të ketë ekskluzivitetin në mbajtjen peng të formimit të qeverisë dhe nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për ta dhënë mandatarin”, u shpreh Gashi në emisionin DESKU në KTV.

Sipas Gashit, Kushtetuesja tregoi qartë se Kosova ka sistem parlamentar të qeverisjes.

“Ishte vendim profesional dhe u nxjerr një zëri”, tha ai.

Sot gjatë ditës, edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e ka quajtur vendim të pritur shpalljen kushtetuese të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër dhe e vlerësoi si vendim të drejtë.

Më Shumë

Has: Hiqet pllaka e vendosur nga Azem Syla në shtëpinë e heroit Mehmet Osmanaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK), dega në Has, ka bërë të ditur se është larguar pllaka e vendosur në shtëpinë...

Hapet një folezë e re për edukimin e fëmijëve në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

Në lagjen "Ortakoll" të Prizrenit është hapur një folezë e re për edukimin dhe argëtimin e fëmijëve, në kuadër të përpjekjeve për zgjerimin e...

Lajmet e Fundit