8.2 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Përsëri ka dështuar të nis rigjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, të mërkurën, për të dytën herë, ka dështuar të nis rigjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shkak për mosmbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e përfaqësuesit të Komunës së Prizrenit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Edhe seanca e kaluar, e cila ishte e caktuar të mbahet më 15 korrik 2020, ka dështuar të mbahet për të njëjtën arsye.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi, konstatoi se nuk është prezent përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit, për të cilin tha se gjykata ka prova se i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt.

Lidhur me këtë, prokurori Metush Biraj propozoi që shqyrtimi i së mërkurës të shtyhet.

Një kërkesë e tillë ishte edhe nga mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Driton Shehu.

Në këto rrethana, gjykatësja Skenderi mori aktvendim që seanca të shtyhet për 10 nëntor 2020, në ora 13:30 minuta.

Lidhur me këtë akuzë, Bashkim Krasniqi ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prizren, më 18 nëntor 2019, me arsyetimin se nuk është provuar se i njëjti e ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet. Mirëpo, Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim, me arsyetimin se duhet vlerësuar provat dhe të rivendoset për këtë çështje penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 25 mars 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Bashkim Krasniqit, të cilin e ngarkon se në cilësinë e personit zyrtar, si inspektor i ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, nuk i kishte përmbushur detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për vete apo personin tjetër, apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër.

Në aktakuzë thuhet se përkundër njoftimit të fundit të lëshuar më 20 tetor 2014, nga Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, adresuar investitorit Xhavit Bytyçi, pronar i kompleksit hotelier- shtëpizave nga konstruksioni i drurit “Crazy Love” në Prizren, i bazuar në konkluzionin mbi lejimin e ekzekutimit të dhunshëm të lëshuar më 2 maj 2014, i akuzuari nuk e ka bërë ekzekutimin më 24 tetor 2014 edhe pas kësaj date, edhe pse i njëjti ka qenë i detyruar.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Rahovec: Një burrë e qëllon vetën me armë në këmbë

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Sadedin Hajda” në Rahovec.   Atje, një person (mashkull kosovar) ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendren Kryesre...

Komuna e Malishevës fton qytetarët për kujdes pas reshjeve të shiut: Mos dilni pa nevojë

Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u bën apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për...

Lajmet e Fundit