25.4 C
Prizren
E mërkurë, 12 Gusht, 2020

Prizren: Hapet ekspozita e artistit Shahadin Mejzini në librarinë “Altera”

Dje në librarinë “Altera” në Prizren u hap ekspozita personale e artistit Shahadin Mejzini

Ilir Muharremi, kritik i artit

Arti është arkeolog i mendjes dhe ndezjes së kënaqësisë me përmasa masive. Mirë e thotë T.S.Eliot “Arti nuk përmirësohet kurrë, por materiali i artit kurrë nuk është i njëjti”. E Shahadin Mejzini nuk vjen me artin e tij të përmirësoj, por të krioj një ndryshesë me përdorimin e intuitës, shpirtit dhe logjikës. Procesi i të mendurit i tij është i tjetërllojtë ndaj realitetit subjektiv brenda korznizës objektive shoqërore e vendimtare me të cilën çdo artist i sinqertë kacafytet.

Arti i tij i titulluar “Marsi në karantinë”, pa vrarë mendjen synim ka të ndryshojë një trajtesë ngjarjesh monotone e këtu nuk mungon guximi që është si një aventurë me çrast boja përplaset e ngjynë dhe kumton idenë e zogjve, ajrit, natyrës, peizazhit, vetmisë, monotonisë personale që destinacion kryesor ka shpirtin. Ai i mbetet besnik formave delikate të komunikimit përmes penelit dhe kanavacës.

Bota e tij është shumë e vrullshme, ndërsa densiteti që pllakoset nga magma e mendimeve dhe theksit artistik gjithnjë bëhet më i tendosur. Aty shohë rregulla, vërej përmësa, simteri, perspektivë, por edhe forcë shprehje, britmash, rebelim, melankoni e gjithçka buron si rrezja e dritës përmes ngjyrës rozë, vjollcë, të verdhë, dikund edhe të zezë.

Strukja në mes katër mureve, shfaqja e monotonisë dhe frika ndaj pandemisë i kishte zaptuar mushkëritë e botës. Bota po përballej me një armik të padukshëm të cilit ja pikturoj këmbët dhe projektoj zemrën. Artisti Mejzni u lirua nga këta zinxhirë dhe lundroj te  lulet, zogjtë në hapësirë dhe dëshpërimi që janë disa nga motivet të cilat i paraqet në pikturë. Lulet vijnë nga ndërdija e tij, janë të qeta në sfond me një vjollcë shumë të fortë të përzier më të verdhën dhe në vete përmbajnë një ekspresivitet të thellë modernë. Kurse zogjtë herë janë në fluturim, e herë stoik, te  ata që fluturojnë vërehet shpejtësia sikurse te futuristët, vetëm se këtu forma e tyre kalon në abstraksion. Përmes ngjyrave intensive, të pastra dhe të  mbyllta, të  ftohta e të ngrohta, vërtiten ndjenjat, pasionet, dhe vrulli i dufit të brendshëm, dhe theksi kryesor i formave bie në kuptimin e brendshëm, herë është psikologjik e herë individual. Me frymën abstrakte e ekspresive tablotë veçohen edhe për nga imazhet  tjera, duke filluar nga shprehja, subjekti, apo aplikimi i teknikës së  pikturës.

Sfondi i hapësirës kolorisitike ruan në  vete akorde shumë  specifike ku përfshihet drita natyrale. Raporti i ngjyrës në  sfond është  shumë  i qetë , poetik, dikund vërejmë  ngjyra primare dhe sekondare, por edhe shkallëzime dhe drita kudo në  pikturë  depërton nga brendësia e vet. Ngjyra ka tingullin dhe është  e kumbueshme.

Dikund në  epiqendër të  kompozicionit përveç që  dominojnë zogjtë dhe lulet, vërejmë  ca vibrime ngjyrore që  përfaqësojnë  tredimensionalen. Vrazhdësia e ngjyrës shpreh metaforikisht ikjen nga vetja, tjetërsimin. Kjo ndodh për shkak pamundësisë  për të  qenë  vetja, bëhemi dikush tjetër. Format janë të  një  lloj kombinimi supremastik të  begatuar me kolorit që  në  tërë  kompozicionin rrezaton emocion.

Është  konfrontim i rrëmujës së  brendshme në  spektrin ekspresiv të  ngjyrës. Vërejë  forma në  lëvizje sa poshtë  sa lartë , lëvizje të  drejta të  brushës, dikund të  lakuara, por të  qëllimshme sa vendosen në  të  majtën e pëlhurës sa në  të  djathtën, krijimin e baraspeshës. Pastaj, lind rehatia dhe komoditeti shpirtëror.

Ritmi si dhe harmonia, poashtu bashkëngjitet edhe hapësira pikturave dhe bëhen si elemente më  forcuese në  tërësinë  e kompozicionit. Kompozicionet e tij shquhen me sens ritmik, raporte ngjyrore, trajta të  pastra, gërshetim kulturash përmes ngjyrave sepse ngjyra është  gjuha më  globale. Efekti më  i madh kompozicional lartësohet përmes kontrasteve të  ngjyrave intensive, pastuoze, koloritit transparent në  hapësirën po e quaj qiellore sepse format duken sikur gërvishtin qiellin.

- Advertisement -

Më Shumë

Policia dhe Inspektoriati me aksion në Zhur, për të monitoruar zbatimin e masave anti-Covid

Vendosja e maskës është bërë obligative tash e sa javë në vendin tonë, për t’u mbrojtur nga përhapja e pandemisë COVID-19. Derisa, për të gjithë...

24 aksidente trafiku me të lënduar brenda një dite

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 42 aksidente trafiku me dëme materiale. Në statistikat e...

Greqia nis avionët luftarakë në Mesdhe

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë në nivele të larta, teksa të dyja vendet kanë dërguar anije dhe avionë luftarake në Mesdheun lindor. Mediat turke...

Bilanci i sotëm me COVID-19 në Malishevë: 1 i vdekur dhe 7 raste të reja

COVID-19, sot i ka marrë jetën një personi nga Komuna e Malishevës, ndërsa janë regjistruar edhe 7 raste të reja. Të dhënat janë konfirmuar...

COVID-19 i merr jetën skulptorit të njohur

Skulptori i njohur Arben Bajo humb betejën me COVID-19. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetin...

E fotografojnë teksa merr rreze, ja çfarë bëri Kejvina Kthella

Modelja e njohur Kejvina Kthella së fundmi ndodhet me pushime. Modelja e cila është dhe shumë aktive në rrjetin social Insgatam ka publikuar shumë foto...

Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun: Një letër pa adresë

Nga Hysë Shkreli /Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun. Shkrimi gjendet në monografinë "BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës" (2015)./  I nderuar dhe i dashur Bekim Fehmiu, Na thanë se...

I prekuri me COVID-19 shkoi në kishë, infektoi rreth 100 persona

Një i infektuar me COVID-19 shkoi në kishë në mesin e qershorit dhe pas tij u infektuan 91 persona, e 53 nga ta ishin...

Këta janë dy laboratorët e licencuar në Prizren për testime të COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka licencuar 29 laboratorë për të kryer testime për COVID-19. Në Prizren...

Zgjedhja e Pirlos dhe frika e shkarkimit nga Juventusi, rrëfehet Paratici

Juventusi i surprizoi të gjithë duke zgjedhur Andrea Pirlon trajner të ri të skuadrës. 41-vjeçari nuk ka eksperiencë në pankinë, por është i sigurt...

Morena puthet me një femër nën ujë

Kanë bërë not nën pishinë. Por, Morena Taraku ka bërë një veprim mjaft interesant dhe të papritur. Ajo në Instagram ka hedhur një video ku shihet...

Nis “Final Eight” në Champions

Sonte nisin duelet çerekfinale në Champions League, kompeticion që është futur në fazën finale dhe do të marrë trajtën e një Botërori. “Final Eight”...

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë në Kanal10 se Vetëvendosje ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë. “Si...

Mozzik anulon edhe tubimin në Prizren për shkak të masave kundër koronavirusit

Këngëtari Mozzik nuk do të jetë i pranishëm sot në Prizren. Kështu u njoftua pak më parë për shkak të moslejimit të grumbullimit të...

11 persona humbin jetën nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe raste të vdekjes si pasojë e...

Portreti i mikut, Bekim Fehmiu

Nga Ali Podrimja Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun. Shkrimi gjendet në monografinë “BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës” (2015). (“TEMA”,10.10.2008) Shpesh kam menduar si të shkruaj për Bekim Fehmiun....

Lajmet e Fundit

16 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK...

11 persona humbin jetën nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe raste të vdekjes si pasojë e...

Prizren: Një muaj paraburgim për bujanovcasin që u kap me 5.5 kg drogë në Vërmicë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës me shkrim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e...

Arrestohet një femër në Suharekë, i shkoi në shtëpi një mashkulli dhe e ngacmoi

Policia e Kosovës, dje në Suharekë, ka arrestuar një femër si të dyshuar për ngacmim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24-orësh të PK-së, e dyshuara i...

Filloi rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, në veçanti të infrastrukturës rrugore në fshatra, ka filluar rregullimi...