20.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Qeveria, punëdhënësve: Jeni të obliguar ligjërisht që t’i kompensoni punëtorët për muajin mars

Rreth 280 mijë qytetarë që janë të punësuar në sektorin privat mund të mbesin pa paga për shkak të vendimeve që ka marrë qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Qeveria ndonëse thotë se është duke punuar në ndërmarrjen e hapave për ta kaluar këtë krizë ekonomike, ende asnjë plan konkret nuk ka bërë.

Megjithatë Zyra e Kryeministrit ka një rikujtim për të gjithë punëdhënësit.

“Rikujtojmë se punëdhënësit, sidomos ata të regjistruar, kanë obligim ligjor, sipas Ligjit të Punës, neni 61, që të kompensojnë punëtorët e tyre të paktën për muajin mars 2020”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Albin Kurit për Insajderin.

“Sipas nenit të lartpërmendur, me vendim të organit të autorizuar shtetëror, për shkak të pasigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë, i/e punësuari/ja (punëtori/ja) ka të drejtën e mungesës me arsye nga puna”.

“Me ç’rast gjatë mungesës së përkohshme në punë për shkak të pasigurisë në vendin e punës, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se dyzetepesë (45) ditë në vitin kalendarik, atij/asaj i takon e drejta e kompensimit të pagës sikur të kishte punuar”./Insajderi.com

Më Shumë

Hyseni për herë të gjashtë rrëmben çmimin ‘Ylli i javës’

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 32-të...

Malishevë: Dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë psikike dhe tentoi ta rrah nënën, arrestohet

Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij. Policia...

Lajmet e Fundit