11 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Quni uron homologen maqedonase për pranimin e Maqedonisë në NATO

Ministri i mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni i ka shkruar letër urimi, ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Veriore Radmila Shekerinska, me rastin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) si shtet anëtar.

Quni shprehu bindjen se me këtë akt shumë të rëndësishëm jo vetëm për vendin e Maqedonisë, janë rritur mundësitë që të punohet edhe më shumë në mes të dy ministrive tona të mbrojtjes, duke kontribuar në rritjen e shkallës së sigurisë në rajon, njofton Klan Kosova

Në përmbyllje të letrës ministri Quni shprehet: ”Duke pasur parasysh rëndësinë e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, më lejoni edhe një herë t’ju përgëzoj dhe t’ju siguroj për vlerësimin tim më të lartë”.

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm ndaj United-it

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 56:83 ndaj United Basketball. Pas një fillimi të balancuar, Bashkimi arriti të marrë kontrollin e lojës dhe të krijojë...

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Lajmet e Fundit